• |
ide | kryesore

Përpjekja për të zbardhur misterin/ Pse covid-19 po vret edhe të rinjtë

F1, Stil



Është thënë dhe stërthënë se koronavirusi prek më shumë të moshuarit, veçanërisht ata me sëmundje të mëparshme, si ato të zemrës, mushkërive apo diabetit. Kjo për shkak se sistemet imunitare të të moshuarve nuk janë në gjendje ta luftojnë sëmundjen, siç duhet dhe se virusi mund të shumëfishohet më lehtësisht, duke pushtuar trupin dhe duke shkaktuar kolapsin e organeve të ndryshme.

Por kohët e fundit po bëhet e qartë edhe se edhe shumë njerëz, të rinj, sëmuren dhe humbin jetën madje, edhe pa sëmundje të tjera të mëparshme. Kemi mësuar tashmë se të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk janë domosdoshmërisht imun ndaj këtij infeksioni dhe se mund të sëmuren po ashtu.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, në një studim paraprak të 2449 pacientëve, thotë se 18% e atyre që u shtruan në spital, ishin të moshës 45-54 vjeç dhe 20%, të moshës nga 20 në 44 vjeç. Të rinjtë, sipas doktor Antoni Faucit, janë më pak të predispozuar të humbin jetën, por ka edhe një element të ri, ende të paqartë, që e bën koronavirusin një sëmundje shumë të pazakontë.

“Ka diçka që ne nuk po e kuptojmë. Nuk mendoj se ka të bëjë vetëm me moshën apo sëmundjet e mëparshme. Ka diçka tjetër që shpresoj ta zbulojmë shpejt – thotë ai.
Kërkuesit mendojnë se përgjigjja mund të gjendet në gjenet tona dhe po përpiqen të kuptojnë se çfarë i dallon njerëzit që e kalojnë sëmundjen lehtë nga ata që vdesin. Një mundësi është variacioni i gjeneve ACE2.

Ato janë një enzimë që lidhet me sipërfaqen e jashtme të qelizave në mushkëri dhe në zemër. Variacionet e këtyre gjeneve, mund ta bëjnë më të lehtë apo më të vështirë për virusin hyrjen në qeliza. Ekziston edhe mundësia që një përbërës i prodhuar nga trupi, i njohur si surfactant, që lejon mushkëritë të zgjerohen dhe kontraktohen, mund të bëhet i padobishëm tek disa pacientë të prekur nga koronavirusi.

Sidoqoftë, për ta kuptuar më mirë këtë patologji, thonë ekspertët, do të duhen muaj të tjerë. Për momentin, këshilla mbetet e njëjtë. Qëndroni në shtëpi, lani duart dhe reduktoni ekspozimin ndaj virusit sa më shumë të jetë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *