• |
ide | kryesore

Rama: 9,506 të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese morën sot ‘pagën e luftës’

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka filluar përfitimi i pagës së luftës nga bizneset e vogla dhe qytetarët. Ai sqaron se 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar ditën e sotme pagën e luftës nga qeveria.

Rama bën me dije se janë mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, të cilët kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.


Informacioni i ditës së sotme për pagat e luftës për biznesin e vogël që ka mbyllur aktivitetin. 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria. Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar. Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta.

14 Comments

  1. Ti genjen edhe te vdekurit o pleh ?!Mbase mund te thoje se ke ndihmuar 1.2 milion biznese te vogla me 1.8 ml punonjes !Kur te pyeten per buxhetin sa e ka Shqiperia ne nje vit ?Nuk e dije !!!!Nuk ke faj nuk ke bere asnjehere matematike,je pleh !GENJEN EDHE NE GJUME GENJEN!Do te shikojme rast pas rasti qe ke genjyer per nr.e bizneseve dhe nr.e punonjesve ?!?!!?Keni shperndare 600000 pako ndihma the dje,pse genjen o pleh njeri ?!?!Per vota,te duket vetja i madh shume ?!?!?Je nje hajdut,mashtrues,pervers,rrugaç,shpirtkatil,palaço cirku,i pabese,i paburre,e kriminel mbi te gjitha !

  2. Pagat kane shkuar per bizneset e mbyllura se psh agjencite e udhetimeve jane te hapura dhe kane nje boom te jashtezakonshem fale politikave te qeverise, profesionet e lira ne drejtesi funksionojne pavaresisht se gjykatat jane te mbyllura, dyqanet qe tregtojne veshmbathje, aksesore, ene kuzhine, paisje elektroshtepiake etj. jane te hapur. Sherbimet e ndryshme jane te hapura dhe punojne nga kater ore ne dite. Te gjithe keta punojne pa kliente dhe ne kete menyre, ne saje te liderit te madh, do kemi nje mireqenje te jashtezakonshme. Bravo km, dil edhe ti gjysem dite ne zyre se e merr gjysem page. Bej ndonje tender e te shohim se si do te ecim akoma me perpara

  3. O , VETEM NJE KERKESE TE LUTEM PER HATER TE KORONAVIRUSIT : MOS DIL I

    BASHKESHOQERUAR ME FOTOGRAFINE E ISMAIL QEMALIT SE PO NA DETYRON

    TA HUMBIM RESPEKTIN EDHE PER TE SE PO NA DUKET SI ANETAR I RILINDJES

  4. po publikoj sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  5. te ardhte te pragu cfare kerkon. une o km yn i dashur lutem qe Zoti te ti japi ty dhe familjes tende cfare ti i ke dhene scilit prej nesh. ti je …..

  6. une ju siguroj prej se largu qe i keni mare per cdo person dere me dere nga 200.000 te reja per person. mos e mohoni se ska lezet. jo si vucuc qe e rrejti popullin e vet me 100 € per person. dhe lapsit i lutem kur te nxjeri foton e tij te nxjeri vetem kete te fundit me kemish te bardh dhe buzet e hunden shtremet nga e majta. mos na e prishni se po vuajm shum nga epidemia e llahtardhme qe ka rrembyer globin dhe e ka cuar ne drejtim te paditur.

  7. mos i thoni don kishot km tone. e kemi me lider se vet lideri global . a nuk e shikoni se si gjith bota mbare po e ndjek????!!!!! dhe mendoj se nese ka galaktika te tjera dhe ato po e ndjekin. mos ja mohojm meritat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu