• |
ide | kryesore

Shkelje të masave kufizuese/ Policia arreston dy persona, gjobit 166 të tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit në 24 orët e fundit ka arrestuar 2 persona dhe ka gjobitur 166 të tjerë për shkak se thyen kufizimin e orarit të lëvizjes.

Dita e djeshme ishte e gjitha e kufizuar për lëvizje por dy qytetarë me inicialet M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç në Tiranë jo vetëm shkelën masën por kundërshtuan me dhunë policët duke përfunduar në pranga.

Po ashtu 166 të gjobiturit e tjerë ishin qytetarë që kishin dalë nga shtëpia më këmbë ose me biçikleta pa arsye. Kurse 19 drejtues automjetesh u është bllokuar mjeti si dhe i është hequr patenta. Ndër të tjera dhe 3 subjekte tregtare janë gjobitur pasi ishin hapur.

Policia apelon edhe një herë që qytetarët të respektojnë masat për koronavirusin dhe të aplikojnë në e-Albania apo 55155 për të marrë leje daljen.



2 Comments

  1. Lavdi Zotit qe nuk e ka lene ne dore te Rilindjes ajrin dhe driten se me pikatore do ua shperndante

    votuesve te vet ndersa per te tjeret do te kenaqej duke i pare te vdesin pa u ngopur me fryme

    e pa marre nje rreze drite.

  2. Këta policët kara me gjithë këto zullume do japin shumë shpejt llogari dhe do hyjnë në kokër të burgut që zbatuan urdhërat e paligjshme nga facebook-u i të ÇMENDURIT të SURRELIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *