• |
ide | kryesore

Tani edhe vajzat e spektaklit në fushë: dhjetë vende blejnë të drejtën TV

Sport



Në Bjellorusi vazhdimi i Visshaya Liga, një nga të paktët në botë që nuk kanë ndaluar (të tjerët janë Nicaragua, Burundi e Tagikistan), jo vetëm luhet me dyer të hapura, por ka edhe një të re, pavarësisht pandemisë: cheerleaders, vajzat e spektaklit. Ndodhi në ndeshjen mes Dinamo Minsk e Torpedo BelAz, përfunduar 2-0. Në shkallët e stadiumit gati të gjithë ishin me maska, rreth 1000 tifozë, sepse shumë grupe ultras kanë vendosur ta bojkotojnë kampionatin. Janë kundër faktit që luhet, në kohën kur deri tani në Bjellorusi janë shënuar 5 viktima, por mbi atë të tifozerive të organizuar vlen vullneti i Presidentit Aleksandr Lukashnenko.

Tani ka një tjetër faktor i rëndësishëm që detyron kampionatin të vazhdojë: dhjetë vende, sipas asaj që ka bërë të ditur zëdhënësi i federatës vendase, Aleksander Aleinik, kanë blerë të drejtat televizive të turneut. Në listë janë transmetues nga Rusia, Ukraina, India, Izraeli. «Për këtë vazhdojnë të na nxjerrin në fushë – ka komentuar braziliani Danilo Campos, i Dinamo Minsk – kur thuhet se turneu do të ndërpritet, del gjithnjë dicka e re, e na bëjnë të luajmë. Tani flasin për të drejtat televizive».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *