• |
ide | kryesore

“Të gjithë në Milano”: Inter thërret të huajt, që kanë gati karantinën

Sport



Në pritje të një date të sigurtë për të rifilliuar stërvitjet, Inter ka vendosur të rithërrasë në Itali lojtarët e tij të huaj. Shtatë futbollistët zikaltër që janë kthyer në vendet e tyre të lindjes për tu bashkuar me familjet në këtë periudhë të ndalimit të kampionatit, për shkak të emergjencës koronavirus, duhet të kthehen në klub brenda javës, që do të thotë para Pashkës: bëhet fjalë për Lukaku, Brozovic, Handanovic, Eriksen, Young, Moses e Godin.

I pari pari që mori lejen nga klubi milanez për të shkuar në vendlindje ishte Brozovic, që fluturoi në Zagreb, ku ka familjarët e tij, pas tërmetit të fuqishëm që goditi kryeqytetin kroat. Më pas e ndoqën edhe Handanovic e të tjerët. I fundit që duhet të kthehet është Godin nga Uruguay, që ishte edhe i fundit që është larguar nga klubi me leje. Në rikthimin në Milano të shtat lojtarët duhet të qendrojnë për dy javë në karantinë në shtëpi përpara se të rinisin stërvitjen, në rast se do të jepet aprovimi. Ndër lojtarët e huaj, i vetmi që nuk është larguar nga Italia është Lautaro Martinez, që ka vazhduar të punojë në shtëpinë e tij milanese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *