• |
ide | kryesore

Testimet masive, Basha i përgjigjet Ramës: Po fshihesh pas komitetit teknik

Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje dekaratës së bërë nga Edi Rama pak me parë, lidhur me kërkesën e opozitës për testime në masë.

Sipas Bashës, testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.


“Qeveria të rrisë numrin e testimeve”/ Rama i përgjigjet Bashës me një kunjë 

“KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është”-thekson Basha.

Reagimi 

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu