• |
ide | kryesore

Testimet në masë, çelësi i suksesit të Gjermanisë në luftën me Covid -19

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përse në Itali vdekshmëria nga coronavrirusi është në nivelin 12% ndërsa në Gjermani duket se është 10 herë më pak? Arsyeja lidhet me politikat e tamponave dhe në ndarjen midis vdekshmërisë e dukshme dhe atë mundshme.

Ndryshimet në nivelin e vdekshmërisë nga Covid-19 midis vendeve të ndryshome vijojnë të krijojnë diskutime. Nëse virusi nuk ka ndryshuar, si ka mundësi që në Itali vdekshmëria (raporti midis vdekjeve dhe personave të infektuar) të jetë 12%, ndërsa në Gjermani duket dhjetë herë më pak?

A fshehin gjermanët diçka nga ne? Është e vërtetë, se në javët e para informacionet për vdekjet erdhën me pikatore, gjithashtu falë sistemit shëndetësor federal, madje edhe më të fragmentizuar se sa vetë sistemi rajonal italian. Dhe akoma në gjysmën e dytë të marsit disa dyshime ishin të ligjshme: shkalla e vdekshmërisë gjermane ishte shumë e ulët, madje edhe nën atë gamë të vlerave të besueshme që për Gjermaninë varion midis 0.5% dhe 1.8%.

Megjithatë, sot, ne e dimë se arsyeja kryesore ishin politikat e testimit. Për dallim nga vendet e tjera Evropiane, shumë teste gjermane menjëherë nxorën në dritë një numër të madh të rasteve, duke ulur në mënyrë të dukshme nivelin e vdekshmërisë.

Tani, me vazhdimin e perhapjes, ka pasur një rritje të dukshme dhe shkalla e vdekshmërisë gjermane është rikthyer tanimë prej ditësh në nivelin e vlerave të besueshme. Ngushëllim i ulët: është një tregues që virusi është shumë i fortë për të gjithë vendet. (Përpunimi i të dhënave: Matteo Villa, ISPI)



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *