• |
ide | kryesore

VIDEO nga Berati/ Hyri për të vjedhur në kohën e karantinës, por e kapin komshinjtë

Lajme, Të fundit



Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet mesa duket edhe nga hajdutët që kanë filluar me vjedhjen e shtëpive të pabanuara. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Uznovë” në Berat, në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti, rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës, por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë dalë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin “me presh në dorë”. Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Pamjet filmike kanë kapur momentin e ndalimit të hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/04/ECnpj4afucOXGEZVqMpH_06_060a9272d17cb60d23febc0cbd859cef_video_360p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *