• |
ide | kryesore

Austri/ Më shumë pacientë të shëruar sesa raste të reja infektimi nga koronavirusi

Arkiva, Planet



Në Austri, për të katërtën ditë radhazi, ka më shumë persona të shëruar sesa të infektuar të rinj me COVID-19.

Nga e hëna janë paraqitur 583 persona të cilët janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 332 raste të reja. Gjithsej, për momentin ka 8 043 persona të infektuar në vend dhe numri i tyre është zvogëluar me 3,4 % në krahasim me ditën paraprake.

Pothuaj 12 332 persona kanë rezultuar pozitiv nga fillimi i epidemisë në Austri. Sipas ekspertëve, nuk ekziston një rrezik për mbingarkimin e kapaciteteve të spitaleve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *