• |
ide | kryesore

Basha mesazh për mjekët: Jeni garancia dhe forca jonë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente po përballen me pandeminë e COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thekson se ”stafet mjekësore janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë”.

Teksa theksoi se bluzat e bardha kanë nevojë sot për mbrojtje e pajisje shëndetësore, lideri i opozitës nuk harroi pa falënderuar SHBA-të për ndihëm e ofruar për testet e koronavirusit.

MESAZHI I BASHËS

Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira.



7 Comments

  1. BASHA..
    BASHA..
    BASHA..
    BASHA… Kryeminster
    BASHA… Kryeminister
    HIHIHIHIHIHIHI
    Vetem kur e mendoj me vjen vetem te qesh. Hahahahahaha

  2. Mesa duket po e kryen mire detyren e falnderuesit qe i ka caktuar KM. Tani nuk eshte

    me kryetari i opozites por kryetar i grupit falnderues. le ta falenderoje edhe KM per

    menaxhimin e pandemise me metoda dragoniane pa shpenzuar nje kokerr leku per

    familjet e njerzit ne nevoje, per lenien jashte per dite te tera bashkekomasve tane ne

    kapshtice, per diferencimin politik te njerzve ne ndihmat e shperndara sado te vogla

    e te paperfillshme,per krijimin e nje klime tensioni, frike e represioni, per terrorin

    verbal me parashikime e statistika vdekjesh te planifikuara e qe su realizuan fale

    gjenialitetit parandalues se Madherise se tij. Le ta falenderoje per mbylljen e njerzve

    ne shtepi pa asnje mundesi per te ushqyer , per oraret e lejet e reduktuara qe cojne

    ne grumbullimet e njerzve dhe pashmangeshmerisht cojne ne perhapjen e virusit.

    Dhe nje falenderim i vecante per pompistat e derguar ne Itali.

  3. O lul, për çfarë i falenderon, apo pse 3 milion shqiptarë janë mbyllë si minj për bythë të paaftësisë së sistemit shëndetësor, ku edhe mjekët kanë përgjegjësinë e tyre për katandisjen në këtë derxhe.

  4. gjasme parti demokratike. A nuk e shef junten ushtarake qe ka zaptuar vendin? Cfare shperndarje virusi ben nje person i vetem qe del per ajer ne rruge? Asgje te gjith e dime kete. Por qellimi eshte ti puthim menderen policit me fillore para se te dalim ne rruge.

  5. Ky duhet te jet kryetari i perjetshem i pd.
    Me ket, fitoret jan te sigurta.
    Rroft REPUBLIKA E RE.
    ZGJEDHJE NE 30 QERSHOR NUK DO KET.
    BASHA RRI.
    BASHA RRI.

  6. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *