• |
ide | kryesore

Blac Chyna fillon me akuzat ndaj motrave Kardashian

Paparazzi, Slider

Sherri i motrave Kardashian qarkulloi kudo, u bë meme, u komentua dhe kritikua gjatë, u konsiderua si fals etj., derisa Kim dhe Kourtney thanë se nuk ndiheshin aspak mirë për gjithë çfarë ndodhi. E megjithatë, pikërisht atëherë kur duket se interneti ishte gati ta harronte sherrin e sikletshëm mes motrave, Blac Chyna futet në lojë. Gjatë një bisede (pa praninë e Kylie-t), Kim thotë se vetëm ajo dhe Khloe nuk do ta kishin vendosur Kris Jenner në një pozitë të tillë siç e vendosi Kylie (Kris merret me kontratat). Në bisedë e sipër, debati u tensionua pasi si përherë, Kim u shpreh se Kourtney nuk bën asgjë dhe nuk punon. Kaq u desh dhe situata degradoi.


Rikthehemi te Blac Chyna. Në një postim në Twitter, Khloe u shpreh me humor se Kourtney nuk ka asnjë shans të konfliktohet me të, pasi Khloe është 1.77 m dhe Kourtney 1.55 m. WOW, ç’argument! Ndërkohë Blac Chyna postoi një foto me mbishkrim “Po 5’2 [1.57 m]?”, i cili u komentua në internet si kunjë ndaj Khloe-t.


Si kujtesë: Chyna, ish-e dashura e Tyga-s (ish-i dashuri i Kylie-t) dhe njëkohësisht ish-e dashura Rob Kardashian, nuk i ka aspak mirë punën me familjen Kardashian, sidomos pas mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e vajzës që ka me Rob, Dream. Sipas TMZ, ata kanë kujdestari të përbashkët për vogëlushen, por po luftojnë që të keni kujdestari parësore, pra që njëri prind të ketë më shumë të drejta ndaj fëmijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu