• |
ide | kryesore

Bundesliga zbulon planin e rinisjes: dyer të mbyllura me 239 persona në stadium

Sport

Ndeshje me dyer të mbyllura, me akses të lejuar për 239 persona të seleksionuar. Është kjo hipoteza – që publikohet nga ‘Bild’ – mbi të cilën po punon DFL, Liga gjermane e futbollit, për të rinisur Bundesliga pas emergjencës koronavirus. Në detaje, do të lejohen 126 persona në fushë (lojtarë, trajnerë, mjekë, televizione e kapës topash, (të reduktuar në katër e jo 12 si zakonisht) e 113 persons në tribuna, mes gazëtarëve e personelit të sigurisë, edhe ta të reduktuar, e vetëm tetë drejtues për skuadër.

Hyrja ndalohet për të ftuar vip e zyrtarë të klubeve pa funksion, ndërsa jashtë stadiumit do të vepronin rreth 50 punonjës të shërbimit të rendit. Në ndeshjen e vetme të luajtur me dyer të mbyllura, Borussia Moenchengladbach-Coln në 11 mars, u autorizuan të futeshin 600 persona, numër që liga gjermane e konsideron të tepëruar. Bundesliga është e ndaluar të paktën deri në 30 prill: shpresa e Dfl është ajo për të rinisur në fillim të majit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu