• |
ide | kryesore

Dilemat e Ibrahimovic: katër klube të interesuar për suedezin në Serie A

Sport



Ndalimi i futbollit për shkak të koronavirus i ka dhuruar kohë më shumë Zlatan Ibrahimovic për të vendosur për të ardhmen: të luajë edhe një vit apo të tërhiqet? Të qendrojë tek Milan apo të provojë një aventurë të re? Sipas Gazzetta dello Sport suedezi ka dëshirë të luajë edhe një tjetër sezon, si për faktin se stimujt nuk i mungojnë, ashtu edhe sepse nuk do ta mbyllë karrierën me një kampionat të paqartë si ky.

Prioriteti, është e qartë, shkon për kuqezinjtë. Për cështje respekti, për shansin e ri europian që iu dha në janar, por edhe për cështje afeksioni. Ibra shumë shpejt do të nisë bisedimet me Gazidis, një raport i gjithi për tu ndërtuar duke qenë se drejtuesi afrikano-jugor ka në mendje tjetër strategji për klubib, profile më të rinj lojtarësh e jo me paga të rënda. Në të njëjtën kohë, sponsorët e mëdhenj të sulmuesit 38 vjecar ishin Boban, që u largua nga klubi, e Maldini, që mund të largohet në verë.

Kështu, nuk është për tu përjashtuar mundësia që Zlatan të nisë një aventurë tjetër, me preferencën e dukshme të jetë në Serie A. Varianti më natyral është Bologna: kuqeblutë e kërkuan edhe në janar e do të luanin kartën Mihajlovic, mik e sponsor i suedezit. Skenarët e tjerë janë më të paparashikueshëm por, duke parë dashurinë për Milanon, Ibra do të vlerësonte edhe një rikthim tek Inter, në kërkim të një zëvendësuesi ekspert për Lukaku e që ta nisë nga pankina. Por në lëvizje mund të vihet edhe Napoli: De Laurentiis e pëlqen shumë Ibrahimovic e në pankinë ka Gattuso, një që me suedezin ka luajtur në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *