• |
ide | kryesore

I dashur Besnik Mustafaj, këtu nuk ndodh asgjë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Agron Gjekmarkaj

Lexova me vëmendje dhe me po kaq trishtim shkrimin e Besnik Mustafajt, “Krimi po ndodh në Kapshticë” për dramën, e cila po konsumohet në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku rreth 60 shqiptarë, nga dita e premte, mbahen aty në kushte çnjerëzore nga qeveria e tyre, e cila nuk i lejoi të kthehen në shtëpi deri sot, kur nga presioni mori vendimin t’i fusë në karantinë për 14 ditë. E padëgjuar dhe e paprecedent! E vetmja shpresë që ata njerëz të tradhtuar në besimin minimal që individi ka ndaj shtetit të vet, të dhunuar në të drejtat e njeriut, që të gjejnë drejtësi mbetet Gjykata e Hagës, sepse drejtësia e vjetër, e cila po ikën e dëbuar nga Kryeministri dhe e reja që po lind në prehrin e tij, nuk do të japin kurrë një vendim pro qytetarëve dhe kundër kreut të ekzekutivit. Mbase të gëzuar që po u lejohet të kthehen në vendin e tyre, do t’i kaplojë harresa, kjo karakteristikë kombëtare.

Shkrimtari dhe ish-ministri i Jashtëm, i cili, me një akt dinjiteti të pazakontë, pat dalë nga skena e pushtetit në vitin 2007 kur partia e tij ishte në apogje, duke e braktisur atë në emër të dinjitetit personal, kur në përgjithësi këtu durohet çdo poshtërim, bëhet çdo servilizëm, braktiset çdo kod, realizohet me sukses çdo vetëposhtërim për një karrige, ende beson se mes nesh mund të ndodhë diçka pozitive, habitet për shoqatat dhe komitetet që nuk reagojnë, të cilat në masë mbresëlënëse janë bërë si oturak i qeverisë.

Problemi është se shoqatat e komitetet e shumta në këtë vend nuk është se kanë ndonjë princip, ato kanë vetëm projekte, të cilat u çojnë para në shtëpi! Seminaret, konferencat, botimet e tyre atë synim kanë. Ata aplikojnë pranë institucioneve shtetërore dhe kjo është arsye e mjaftueshme për të mbyllur gojën. Kapja kapilare po funksionon me përsosmëri që meriton zili.

Ndryshe nga Besniku, ndonëse pa përvojën e tij, besoj që këtu ndodh gjithçka e në të njëjtën kohë nuk ndodh asgjë. Interesi dhe frika e reagimit mbizotëron mbi çdo bindje apo parim. Rama, në rastin konkret, pa e thënë troç, i lë ata shqiptarë atje (midis dy qytetërimeve), duke i konsideruar si sjellësit e fatkeqësisë, duke luajtur me frikën, çoroditjen dhe trullosjen e pjesës tjetër këndej kufirit, e cila, e përzhitur në hallet e veta, nuk duron më shumë trazim. Kësisoj, merr pozat e mbrojtësit të shumicës. Ai, si ekspert i pakonkurrueshëm i fushës, menaxhon me cilësi të lartë veset e shoqërisë, grupit politik, individëve, duke spikatur në këtë kohë pandemie më shumë se kurrë, e cila i dha mundësi të ndërtojë utopinë e tij për shtetin ideal, “qytetin e tij të diellit”!

Nëse ata bashkëkombës në Kapshticë do të ishin oligarkë, përfitues PPP-sh, familjarë qeveritarësh apo grupe interesi pranë saj, nuk do të liheshin aty asnjë minutë. Problem tragjik është si është ndërtuar gjithë zinxhiri i funksionimit të shtetit me mekanizmat e organizmat e shoqërisë. Në tendosje si kjo, ndryshku i tij na bie mbi dritën e syve dhe na e shkim krejt atë. Përtej profesioneve që kryejnë, disa sillen si sekserë të pushtetit, disa të kapur nga tenderët, projektet, nga mundësitë, vendet e punës dhe shantazhi, një pjesë bëhen propagandistë të zellshëm, të tjerë për inerci, shumë heshtin e kthejnë fesin mbi krye. Në majë të shumicës së institucioneve në vendin tonë, askush nuk është në sajë të një cv-je bindëse, të një profili publik profesional apo vlerave qytetare që ia njeh komuniteti për të tilla. Ata gjenden aty në sajë të rekrutimit për vese të caktuara dhe fjalorit të cungët e me gunga që i karakterizon. Kushtetuta dhe ligji trajtohen si prostituta plaka. Në këtë kohë pandemie, Kryeministri ynë po shfrytëzon çdo ekran vetëm për të ngritur kultin e individit shpëtimtar. Ai beson symbyllazi që shqiptari merr vesh vetme me kopaçe. Mbase ka të drejtë!

Ai dje bëri të pabërën, nxori në mënyrë hipotetike, thjesht një përrallë, një sondazh, sipas të cilit sa do të ishte numri i të prekurve dhe i vdekjeve pa mbylljen në shtëpi, masë kjo që po e ndërmerr gjithë bota nga halli, pa kurrfarë krenarie. Pra, të gjithë ata që nuk kanë vdekur dhe nuk janë sëmurur, duhet t’ia dinë për nder Shën Ramës.

Fatkeqësitë natyrore, tërmeti, koronavirusi, janë shndërruar në një aleat për Qeverinë, e cila ku mundësi të pafundme të abuzojë, të manipulojë me dështimet e veta, ta ekzagjerojë me frikën e të tjerëve, ta shtrijë papërgjeshmërinë dhe abuzimin me liritë deri në caqe të paimagjinueshme, që e bën pa iu dridhur qerpiku. Së fundmi vihet re një përpjekje për të fyer dhe fajësuar Shkodrën për rastet e shtuara të koronavirusit në atë qytet dhe kryebashkiaken, këtë personazh luftarak të opozitës, më shumë të tillë se mjaft burra dhe gra të saj që bëjnë monolog në Tiranë, Voltana Ademin, në tabelë qitjeje të kësaj furie propagandistike, e cila nuk ka synim ndihmën, por krijimin e një demoni, që të tjerët nga divani ku shohin televizor të gjuajnë gurët virtualë anembanë Shqipërisë.

Aty, matrahulët belbacakë të pushtetit u shfaqen me fytyrat e veta mbuluar me pëlhurë, të cilat, në fakt, janë vetëm maska të Edi Ramës.

Trashësia e gënjeshtrave dhe e abuzimit në kohë të keqe vetëm u dendësuaka. Kjo urdi virusesh nuk na rrezikon vetëm shëndetin dhe ekonominë, por ajo përforcon bindjen se asgjë e mirë nuk do të ndodhë në këtë vend në raport me shpresat tona për standarde të më të fisme politike e shoqërore. Madje, ajo, edhe opozitës, e cila mund të konsiderohet si i vetmi iluzion për ndryshim, i jep mundësinë të përforcojë e justifikojë hezitimet e veta për të mos e ndryshuar lëndën njerëzorë veshtullore e mediokre, që e mbështjell, me të cilën e ka jetike ndarjen, përtej propozimeve dhe përpjekjeve tejet pozitive të Lulzim Bashës gjatë kësaj krize. Kështu, sëmundja vjen dy herë: si fatkeqësi për shoqërinë dhe si një mundësi për politikën për të justifikuar veset e veta edhe për disa vjet.

Unë bie dakord me Mustafajn që në Kapshticë u konsumua një krim e nëse duam edhe gjenocid përtej vendimit të sotëm, por, nga ana tjetër, droja se këtu ndodh çdo gjë e nuk ndryshon asgjë më përforcohet derisa të kryhet eksperimenti unik që të ikë i gjithë populli se gjysma ia ka mbathur dhe të ndërtohet Republika e Politikës së Shqiptarëve dhe e Batakçinjve rreth saj si rast sui generis, siç jemi prej 108 vitesh për botën e qytetëruar. Problemet që zgjidh shoqëria, nuk i zgjidh dot drejtësia. Ajo përcakton natyrën e drejtësisë dhe politikës që dëshiron. Shoqëria po e lejon Edi Ramën ta kryejë krimin në Kapshticë dhe pastaj të sillet si shpëtimtar i tyre./ PANORAMA.al



18 Comments

  1. Se thote jemi ne lufte! Dini ndonje lufte ju ku komandanti i ushtrise te mos beje perpjekje maksimale per te terhequr te vdekurit, te plagosurit dhe te mos shkembeje roberit e zene peng me kundershtarin? Pra konsideroji rober lufte ata shqiptaret e mi dhe te hyjne se s’ben brenda vendit nje sekonde e me pare dhe tu ofrohet gjithcka qe nga kujdesi shendetesor falas e deri te transporti sepse prandaj i paguaj taksat per keta njerez, per te varferit dhe jo per oligarket qe duan ti hane kokat njeri tjetrit si Mane, Kastrati, Ulaj, Fusha & CO. Do jesh tabele e urrejtjes Edi Rama per shume kohe, s’do jesh gjithmone ne pushtet dhe ato parate do te konfiskohen si ato 200 milione $ qe humbe ne Singapor!

    1. Te imagjinosh, qe kete mbajn si me intelektualin nga te djathtet. Dhe pyes veten pse nuk ecen perpara kjo parti.

  2. Ky durrsaku me siper me siguri ka lindur afer kenetes, eshte mesuar me ujin e qelbur dhe nuk e njeh ajrin e paster te maleve. Megjithate e ka nje avantazh, afer kenetave ka patur shume malarike dhe po thone qe malariket nuk i ze covid 19.

    1. Jo ky “durrsaku” nuk ka lindur sepse kafshet nuk linden por pillen. Kete e ka pjelle ndonje buçe qe nderzehej me udheheqjen dhe si efekt anesor ka pasur mbarsjen dhe rrjedhoje pjelljen e kesaj shtaze.

  3. Njerzit ne Kapshtice patjeter qe qeveria duhet tju siguroje nje strukture akomodimi per te kaluar kohen e karantines, dhe une nuk jam te lihen ne token e askujt, ne qiell te hapur. Por kur Rama i la te hynin nga Italia njerzit kritika kryesore e opozites me pas kur plasi semundja ishte qe Rama nuk i mbylli kufijte me kohe por i late hynin!!!!! Tani pse i le jashte!!!! Nuk mund te behen te 2ja njekohesisht. Po sikur te zen nga paniku te kerkojne te vijne ne Shqiperi rreth 20% e emigranteve tane ne Greqi, po themi 100.000 vete te dynden ne kufij, cdo ndodhte ne Shqiperi???? Edhe une kamprinderit ne nje qytet ku nuk ka pas deri tani as edhe nje rast me Covid dhe vet banoj ne Tr por nuk ja mbatha per te prindrit pikerisht per te mos sherbyer si vektor transmetimi. Gjithsesi sic thashe me lart njerzit qe kane gabuar dhe jane nis per te ardhur ne Shqiperi ne kete kohe, duhet te lihen te hyjne dhe tju krijohet mundesi ne nje strukture hotelerie.

    1. Ti i nderuar zoteri komunikon lirisht me prinderit se jane brenda territorit shqiptar, ata njerez jane ne token e askujt dhe ne qiell te hapur. Me sa kujtoj ka patur nje vendkarantinim sekret diku neper Shqiperi. Pse nuk i marrin dhe t’i cojne atje? Po nese fatkeqesisht ndonje nga ata humb jeten, mendoj se askush nuk e uron dicka te tille, por nese ndodh, a do te jene ne llogarite e atyre qe kane vdekur nga covidi, apo i ka mbytur qeverija? Mos hareoni se ne media flitet per rreth 60 njerez, jo dhi apo dhen, por per NJEREZ, qe perbejne nje numer me te madh se numri i viktimave te infeksionit qe dha dje kryeministri. Per ata qe nuk e dine, kryeministri foli dje per 51 viktima

    1. Interist, je ne rregull dhe ke plotesisht te drejte. Ja psh ka nje kenge trimerije andej nga fushat qe thote Ububu na erdhi beu, me siguri aty ben pjese edhe ti. Dhe nje keshille, nderroje emrin, beje juventin se komandanti nuk i do interistet, i quan bytheqire

  4. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  5. Problemi madhor eshte se jo vetem me kete qeveri por sidomos me kete qeveri ne si popull

    pa tradite shtetformuese dhe aq me pak demokratike kemi fituar “imunitetin e tufes”.

    Nuk eshte puna se ne Kapshtice po ndodh nje krim,qe ne fakt eshte nje krim i gjashtedhjete-

    fishte(aq sa persona jane aty). problemi eshte se qeveria jone mban ne vazhdimesi qendrim

    qrmiqesor dhe kriminal ndaj popullit te cilin e qeveris. Por duke qene se ne vazhdimesi

    maredheniet e popullit me qeverisjet kane qene si marredheniet e pushtuesit me te push-

    tuarit keto veprime na duken pothuajse normale dhe nuk ngjallin reagimin kolektiv ndaj

    se keqes kolektive.
    Cili qe reagimi kolektiv ndaj vjedhhjes e shperdorimeve ne mase,ndaj burgosjes se

    rreth 38000 personave per pamundesi te pageses se energjise elektrike apo per riparimin

    e shtepise, per prishjen e mijerave banesa e njerrjen jashte te femijeve me gaz helmues,

    per pabarazine para ligjit per trajtimin selektiv te qytetareve sipas bindjeve politike

    apo rushfetit te dhene , dhunimin e mohimin e te drejtave themelore te garantuara

    me ligj et etj. Pothuajse zero. Ose nje reagim pa nerv. Sepse secili thote largoje zot

    bythes sime dhe kur i vjen tek bytha e vet nuk gjen solidaritet.

    Nje popull qe e sheh shpetimin tek ikja, largimi dhe jo tek perballja me cdo cmim

    nuk mund te kete te ardhme dhe nuk e meriton te hyje ne oden e popujve qe

    demokracine dhe te drejtat i kane fituar duke vene kokat e mbreterve ne gijotine.

  6. Ku je mor trimi me flete Gjekmarkaj qe u ngjire para nje viti duke bere thirrje per rrembim armesh dhe per lufte civile!Jeni bere tamam si ajo loja ça uji i dhe gomarit,po ti lejojne pse i la,po te mos i lejojne pse si la,jam dakort me nje komentues me lart qe thote perderisa erdhen ne kufi duhet te ndihmohen,por ama kur thuhet qe kufijte jane te mbyllur dhe je njoftuar per kete nje muaj para,atehere ku te çon mushka e nisesh per ne Shqiperi,duke e ditur qe edhe Greqia i ka mbyllur kufinjte me e mira do ishte te rrinin aty ku ishin deri ne qetesimin e situates,por te thuash qe ky eshte genocid i kryeministrit ky eshte budallalliku me i madh i dale nga goja e nje njeriu me dy pare mend dhe mire ju thite Rama o zot jepu vaj per kandilin e trurit se ju eshte fikur komplet….

  7. Greqia vertet i mbylli kufinjte si shumica e vendeve te tjera neper bote por nqs keta nuk kane te ardhura per te jetuar atje dhe kthehen ne vendin e tyre si mundet kjo qeveri ti leje ne ate gjendje. Shume shtete derguan avion te posacem per te terhequr shtetasit e tyre ne vendet ku ata ishin ndersa keta jane ne kufi dhe nuk lejohen. Eshte per te ardhur keq kur lexon komente idiote si ky me siper qe ska tru per vete dhe kerkon tu jap mend te tjereve.

  8. keta 60 karafile dhuhet te mos ishin nisur per Shqiperi po te rrinin ne rezidencat e tyre ne greqi pasi dihej qe kufiri ishte mbyllur nga te dya anet.Cfaj kane shqiptaret te marrin me shume koronavirus prej ketyre derdimeneve qe nuk lexojne apo shofin lajmet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *