• |
ide | kryesore

I infektuar me Covid-19, mësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Arkiva, Të fundit

Pasi kaloi mbrëmjen e djeshme në spital në terapi intensive, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson duket se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Zëdhënësi i tij u shpreh se Johnson u mbajt me oksigjen ndërsa vendosja e respiratorit nuk ishte e nevojshme. Vetë mbretëresha Elizabet i dërgoi letër famlijes së tij në shenjë mbështetje.

Johnson u shtrua në spital mbrëmjen e së dielës pasi kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit të ri. Ai rezultoi pozitiv në testin e kryer rreth 13 ditë më parë.


Edhe një tjetër ministër i kabinetit qeveritar, Michael Gove është vetë izoluar pasi një pjesëtar i familjes së tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ky i fundit është shprehur se nuk ka shfaqur simptoma por është vetëkarantinuar si masë sigurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu