• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Shqipërisë kundër rinisjes së futbollit: “Tani i pari është shëndeti”

Sport



Christian Panucci, ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, ka folur për Corriere dello Sport, për situatën që po kalon futbolli botëror, për shkak të pandemisë së koronavirus. Ish-mbrojtësi i Milan, Inter e Real Madrid ka sulmuar ndarjen e pozicioneve të klubeve për rifillimin apo jo të kampionatit, duke konsideruar prioritet të vetëm shëndetin.

“Si mund të programohet tani rinisja e futbollit, sport grupi? Më parë duhet siguria absolute që nuk do të ndodhë asgjë – shpjegon Panucci -. Kush vendos interesat përpara pasurisë së vetme që është shëndeti, gabon. Jeta është vlera më e madhe”.

Christian Panucci nuk është se la gjumë pozitive me kuqezinjtë. I shkarkuar pas humbjes në Loro Borici me Turqinë, në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *