• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Pezullim i punës në gjykata deri më 22 Prill, përjashtim vetëm çështjet urgjente

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë deri në datën 22 prill, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Teksa i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos paraqiten pranë institucioneve, me përjashtim të rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se do të vijojë të punojë me gjykatat për të menaxhuar sa më shumë që të mundet në distancë dhe kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut.



1 Comment

  1. Po cna duhen gjykatat mor aman. Ne na duhet vetem policia, ushtria, tanke, autoblinda,

    mitroloze,topa , ndalim qarkullimi, shtet rrethim, fjalime tmerruese me statistika vdekje

    dhe 24 ore propagande non stop si nje comange mbi kokat e shqiptareve te tmerruar

    derisa te behen te gjithe per cmendine.

    Por te gjitha keto masa nuk po e ndalin legjenden migjeniane te urise te shfaqet

    frikshem ne qytetet e fshatrat tona. Dhe KM ckermit dhembet kercenueshem dhe

    pastaj i lumturuar per mjerimin qe po sjell vatrave shqiptare na cfaq me cinizem

    te pashoq sklupturat e te birit 5 vjecar si deshmi e talentit te trasheguem dhe si

    garanci e vazhdimesise se mbreterise se tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *