• |
ide | kryesore

Më në fund/ Ministrja Manastirliu tregon sa teste për Covid ka sot Shqipëria

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu u detyrua më në fund të thotë një shifër se sa teste për koronavirus ka aktualisht Shqipëria. Në të gjitha daljet e saj publike ajo ka thënë se “vendi ynë ka mjaftueshëm teste”. Por ditët e fundit opozita i ka mëshuar fort idesë së kryerjes masive të testimeve dhe qeveria është “fshehur” pas një Komiteti Teknik të Ekspertëve.

“Mund t’ju them me plot përgjegjësi që Shqipëria i ka marrë masat në vazhdimësi dhe i ka testimet për të kryer testimet e nevojshme për personat e dyshuar dhe kontaktet e tyre të afërta. Kemi 2 mijë kite gati, 4 mijë pritet të vijnë, është bërë porosia për 10 mijë, 20 mijë do vijnë nga OBSH” – tha Manastirliu në emisionin “Opinion”.

Sa i përket liberalizimit të testeve dhe aplikimin e testeve të lira, ministrja tha se ato nuk janë të zyrtarizuara nga OBSH dhe në momentin kur kjo gjë e tillë të ndodhë, ato do të përdoren.

“Nuk janë të validuara nga OBSH, dalin 50% me 50% fals pozitiv apo negative dhe nuk e drejtojnë drejt konsumatorin. Ato nuk janë të regjistruara as në agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Nëse do të ketë test të validuar do të vendoset në të gjithë sistemin tonë”, tha ministrja. ©LAPSi.al



11 Comments

  1. Hajde pergjigje hajde, kemi vetem 2 mije, por presim 4 mije, kemi bere porosine per 10 mije dhe 20 mije do “vijne” nga OBSH. Kur do vine keto ne Korrik kur cdo gje te kete marre fund

  2. NE NJE SONDAZH TE BERE NGA -REPORT TV /CARLO HAJDUT BOLINO,90 % TE SHQIPTAREVE BESOJNE SE GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES DHE EDI RAMES

  3. Normal…me 100 euro copën minimumi qenkan shumë
    Mend për virusin tjetër….mos të vjedhim të gjithë shtetin si të babëzitur se ja si mbetesh ….për lëmoshë nga të tjerët
    Edhe herës tjetër as lëmoshë nuk do ket me sa duket

  4. Klloqille rilindase qe genjen si padroni i saje me ze e figure. Kemi,,,, por qe kemi porositur, kaqe e aqe, jane bere kaqe tampone, e asgje, kemi sheruar kaqe, por qe nuk thote se sa eshte e perhapur virusi si pandemi ne vendin tone ne shifra egzakte e jo te genjeshtra e mashtruese, sepse ne kohe shtet rrethimi kur shtypi, e informacioni eshte i kontrolluar nga gjitkundndodhuri Rama, populli eshte ne ajer, e biles shume afer virusit qe po e shtyne ky KM diktator.Edhe karantina ka nje fillim, e kohe te caktuar por qe te vazhdosh me muaj izolim, do te thote qe do kete njerez qe do vdesin urie, por edhe nga goditjet psikologjike qe te sjelle izolimi. Andaj ministre mashtruese, beni te pa munduren faktike, e jo politike se e nesermja do rendoi mbi fajet tuaja, e te parit KM qe nuancat e dukjen e cdo dite, po e shfaq si i kapitulluar e thithur nga semundjet qe e gerryejne perbrenda.

  5. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  6. A e keni vënë re se përgjithësisht propogandat majtiste përpiqen të bëjnë fajtorë për çdo gjë, edhe për këtë pandemi kryesisht liderët e qeverive të djathta ?
    Bespj ju lujtohet të gjithëve se si sulmohej e tallej nga mediat e majta presidenti republikan Georg W.Bush. e tani sulmohet Trump e Jonson, kur ndërkaq asnjë media nuk meret me qeverisjet socialiste të Italisë e Spanjës ku pandemia shpërtheu tragjikisht
    Dëgjova mbrëmë tek “Opinion” i Fevziut që të risillej një deklaratë publike e presidentit Bush në vitin 2008, lidhur me rrezikun e pandemive.
    Ai përshkruante saktësisht të gjitha masat që duhen marë për të evituar rrezikun botëror të pandemive, e në rastin aktual, nëse do të ishin marë masat që ai rekomandonte, kjo pandemi e Covidit-19, nuk do të kishte marë këto përpjestime.
    Tashmë duket kjartë se të vetmet vende që e kanë përballuar disi më mirë pandeminë, janë Gjermania e Koreja e Jugut. Britania me një qeveri konsevatore të djathtë e me një kryeministër me temperament tepër liberal e të shkujdesur, dhe shteti i stërmadh kontinental SHBA.
    Jonson e pësoi vetë nga shkujdesja e tij.
    Kurse në SHBA me 50 shtete, çdo gzvernator i tyre vepron sipas mendjes së tij, e qeveria fedarale e ka tepër të vështirë të menaxhojë gjithë shtetin.
    Parimi themelor i demokracisë, është respektimi i mendimit të shumicës, duke evituar kështu abuzimet tekanjoze të vendimmarjeve individuale.
    E njejta gjë po ndodh edhe në “Shtetet e bashkuara të Europës”
    Si në SHBA, ashtu edhe në BE, për situata të tilla si pandemitë e rrezikëshme, duhet që të veprohej sipas një strategjie të përbashkët, ku rolin kryesor duhet ta luanin shkenca mjeksore e ajo financiaro-ekonomike që duhej të luanin rolin e qeverive të emergjencës.
    Ngatërimi i fushatave propogandistike politike elektorale, me menazhimin e një pandemie, pashmangshmërisht do ta përkeqësonte luftën kundër pandemisë.

  7. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

  8. O rob qire ,omoter dhe grua qire po ben zhurmuesin ne c’do faqe e shkruan kete qe nuk ka lidhje o -sigurimsi I shtetit te bushtrave komuniste-o mother dhe grua qire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *