• |
ide | kryesore

Meta krijon distancim me Bashën, nuk mbështet kërkesën për testime masive

Lajme, Të fundit

Debati politik mbi masat e pandemisë, ka në thelb dilemën nëse zgjidhja më efektive është testimi masiv i popullsisë, apo mbajtja nën kontroll e rasteve të dyshuara, që përmes rreptësisë së karantinës të minimizojnë përhapjen e Covid-19.


Dihet që Lulzim Basha ngulmon prej javësh tek testimi masiv i këshilluar edhe nga OBSH, por ndryshe nga ai, kryeministri Rama thotë se ekspertët dhe shifrat e vdekshmërisë thonë se jemi në rrugë të mbarë.


Një qëndrim e ka pasur edhe presidenti Meta këtë të martë.

Kreu i shtetit e sheh zgjidhjen tek gjurmueshmëria, që sipas tij mund të izolojë shpërndarjen e COVID-19 dhe më pas tek testimi i kontakteve të dyshuara. Presidenti duket se nuk eshte dakort me Bashën.

“Përmes gjurmimit të të gjitha rasteve dhe testimeve të realizuara për shkak të gjurmueshmërisë të izolojmë të gjitha raset. Të kemi shërim të personave të prekur dhe vatrave. Besoj shumë në bashkëpunim. Sa më shumë bashkëpunim aq më shpejt do i kthehemi jetës normale.”, u shpreh Meta, pas një takimi që pati me kryetaren ne detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Nuk ka shumë që demokratët, përfshirë edhe Lulzim Bashën, dolën në rrugë për t’iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës kundër qeverisjes së Edi Ramës, në një protestë që u zhvillua në prag të shpërthimit të pandemisë.

5 Comments

  1. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

    1. Mjafton te lexosh frazen tipike komuniste:”Eshte vene re plogeshti dhe vonese e pajustifikueshme ne drejtimin profilaktik ne veprimtarine e sherbimeve te specializuara”per te kuptuar fatin e punonjesve te sherbimit te specializuar,pra sekretari i partise Sali Berisha i Viçidolit zbulon dhe demaskon grupin armiqesor ne shendetesi dhe pasojat dihen,ata shpallen armiq kurse komunisti vigjilent Berisha dekorohet dhe ben karriere duke arritur deri doktor personal i Enver Hoxhes….

  2. Une se kuptoj naivitetin e Bashes per ti besuar Metes,ne nje kohe qe ky i fundit ka treguar keto 30 vjet qe lufton vetem per interes te xhepit te tij,duke kuptuar qe nuk i shmangej dot burgut Meta ka vendosur te perkrahe Ramen ne kete situate te veshtire,pasi me pervojen e tij si politikan e ka nuhatur qe Rama e ka te sigurte fitoren edhe te nje mandati,keshtuqe vendosi tja fusi Bashes,i cili pas zgjedhjeve te radhes do largohet si deshtak nga kryetar i PDse,ajo qe mbetet per te pare eshte se çfare do beje Rama,do ta çoje deri ne fund perpjekjen per tu ndeshkuar te gjithe politikanet e korruptuar apo do beje marrveshjen e radhes per te vrare perfundimisht shpresen qe ky vend do te behet!!!

  3. Cfar keni me doktor SALI BERISHA??
    Ai mposhti komunizmin, ndertoi demokracin…….ëëëëëë??
    Themi ndonje budallik. Te kaloj ora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu