• |
ide | kryesore

Ministrja e Financave: Në fund të prillit të gjitha bizneset do të jenë të hapura

Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit prill do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata e COVID-19. Në një intervistë për EuroNews, Denaj tha se fillimisht do të merren vendime për hapje të pjesshme për disa kategori dhe për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë.

Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, – theksoi Denaj.

Kjo deklaratë e Denaj bëhet në një kohë kur numri i të infektuarve në Shqipëri po shtohet me ritme të vogla dhe mjekët thonë se është kaluar piku.



7 Comments

  1. Ne titull e keni fund te prillit ne permbajtje e keni ne fund te majit per te gjitha bizneset. Se di a eshte injorance apo dizinformim.

  2. Po ku di gje kjo! Rrofte mbreti poshte mbreti. Ai eshte , ska tjeter. Kesaj mire qe i ka dhene leje te shfaqet, se nuk e ka patur deri dje.

  3. KETA JANE NJERIU I RI DIN ME SHUME SE ZOTI KETA MASKARAJ DHE VDEKJET I PLANIFOKOJN DHE NUMRIN E TE INFEKTUARVE E PERCAKTOJNE VETE DHE KUR VJEN DHE IKEN KORONA E PERCAKTTOJN KETA .

  4. Nje pjese e mire e bizneseve jane edhe sot te hapura, por dalin ne pune pa asnje perfitim, vetem per te mos ndenjur ne shtepi

  5. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *