• |
ide | kryesore

Misteri i shtrimit në spital të Boris Johnson. Ç’po ndodh me qeverinë në Londër

-Instant, Kryesore, Lajme

Në rrjedhën jugore të Tamizit, në një cep të Westminster Bridge, St Thomas’H Hospital, është një drejtkëndësh masiv i ndërtuar në vitet 1970. Nëse Boris Johnson është në gjendje të shikojë nga dritarja e dhomës së tij, ai mund të vështrojë Parlamentin, që gjendet pikërisht përballë, në anën tjetër të lumit. Më pak se 300 metra larg është Downing Street dhe apartamenti i banimit me numrin 11, ku ai ishte izoluar për dhjetë ditë, para se të shtrohej në spital, të Dielën në mbrëmje.

Gjendja e vërtetë shëndetësore e Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19, njëmbëdhjetë ditë më parë, është po aq në pikpyeyje sa edhe kriza që po kalon Britania. Shkencëtarët presin që kulmi i epidemisë të vijë mbërijë në një afat nga shtatë deri pas dhjetë ditësh. Ndërkohë shqetësimet për shëndetin e Kryeministrit dhe aftësinë e tij për të qeverisur nga shtrati spitalor janë të mëdha. Konfuzionit të politikave kontradiktore të qeverisë për tu përballur me koronavirusin,  papritmas i janë shtuar edhe sherret mes ministrave të mbetur pa lider.


Kryeministri është “më shumë se kurrë në kontrollin e qeverisë”, siguroi të hënën në mëngjes në të gjitha mediat Robert Jenrick, Ministër i Strehimit. Por disa minuta më vonë, Downing Street dha lajmin se Boris Johnson do të mbetet “i shtruar në spital për aq kohë sa duhet”, para se të shtonte se ai kishte kaluar “një natë të rehatshme”. Zëdhënësi gjithashtu njoftoi anulimin e drejtpërdrejtë të mbledhjes javore të kabinetit, i cili mbledh së bashku 26 ministrat kryesorë, çdo të martë. Në një mesazh të lëshuar në orët e para të pasdites të hënën, Boris Johnson tha se ai ishte “me moral të lartë” dhe se mbetej “në kontakt me ekipin e tij”.

Zyrtarisht, Boris Johnson u shtrua në spital pak pas orës 20 00 të dielën, pikërisht kur Mbretëresha Elizabeth II iu drejtua popullit me një mesazh. Ai shkoi me makinë dhe jo me ambulancë në spital, me rekomandimin e mjekëve, që ishin të shqetësuar për simptomat që vazhdonin edhe pas dhjetë ditësh izolimi. Në veçanti, ai ende vuante nga një ” një kollë e fortë dhe temperaturë e lartë”, tha Downing Street. Sipas gazetës Times, ai mori oksigjen kur mbërriti në spitalin St Thomas përpara se të kalonte një seri analizash, përmbajtja e së cilave nuk u specifikua nga Downing Street.

Indikacioni i parë që tregonte se kryeministri britanik Boris Johnson ishte më i sëmurë nga sa thuhej, për shkak të koronavirusit, u dha të enjten në mëngjes, javën e kaluar. Lajmi erdhi nga një burim specifik: një shtrat ishte duke u përgatitur në spitalin e “St Thomas” për kryeministrin, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar gjatë periudhës së tij të izolimit.

Sipas prestigjiozes britanike,The Guardian, disa burime thonë se Johnson ka kërkuar oksigjen pasi ka pasur probleme me frymëmarrjen kur u shtrua në spital.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti hapi lajmin, të Dielën në mbrëmje, se Kryeministri ishte intubuar dhe ishte vendosur në një respirator artificial. Ky pohim u mohua kategorikisht nga Downing Street. “Nëse simptomat e tij nuk po përmirësohen, ato gjithashtu nuk po përkeqësohen,” tha zëdhënësi.

Johnson, 55 vjeç, me shëndet të mirë, pak mbi peshë dhe një lojtar i rregullt tenisi, kishte kaluar javën që nga testimi pozitiv për koronavirusin i shtrirë në banesën  “Nr 11 Downing Street”. E fejuara e tij shtatzënë Carrie Symonds – e cila as vetë nuk ndihej mirë, – po shqetësohej gjithnjë e më shumë për shëndetin e tij.

Ata që e njohin Symonds, 32 vjecare, thonë se është e shqetësuar:
“Ajo po merr në telefon shoqet duke u thënë atyre se sa e shqetësuar është” shkruante Guardian.

Boris Johnson, i cili përgjithësisht gëzon shëndet të mirë, u shfaq në publik për herë të fundit mbrëmjen e së enjtes. Me një siluetë të vetmuar, ai doli në pragun e Downing Street për të duartrokitur mjekët me të cilët u solidarizua edhe pjesa tjetër të vendit. Të Premten, një video e shkurtër në Twitter ai u shfaq me tipare të zbehta dhe gulçima. Ai njoftoi se mbetej në karantinë pasi vuante nga simptoma të vazhdueshme, “dhe ethe”. Të Dielën, Sunday Times, raportoi për mbedhjen përmes videokonferencës me ministrat dhe këshilltarët, ku dëgjohej zhurma e fortë e kollës së Kryeministrit.

Në konferencën e përditshme për shtyp të hënën në mbrëmje, gati 24 orë pas shtrimit të Johnson në spital, zyra e tij ka ofruar pak detaje të besueshme për gjenjen reale të semundjes.

Disa deputetë konservatorë janë të shqetësuar se evaziviteti i Doëning Street për seriozitetin e gjendjes së kryeministrit do të minojë besimin në ato që ata thonë në vijim.

Qeveria britanike është prekur thellë nga epidemia Covid-19. Përveç Boris Johnson, këshilltari i tij special Dominic Cummings, tre këshilltarë të tjerë dhe këshilltari kryesor mjekësor, Chris ëhitty, u izoluan pasi shfaqën simptoma të virusit. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se ai kishte rezultuar pozitiv në të njëjtën kohë si Boris Johnson, por u shërua më shpejt. Tre ditët e shkuara, ai është rikthyer në vijën e parë dhe jep konferenca ditore për shtyp mbi epideminë. Por përshtypja e konfuzionit mbizotëron sërish sepse strategjia e qeverisë ka evoluar brutalisht, pas kritikave të ashpra për një vonesë të gjatë në fillimin e epidemisë. Ajo erdhi si pasojë se fillimisht kryeministri kundërshtoi masat izoluese duke mbrojtur idenë e infektimit masiv të popullsisë për të krijuar imunitetin kolektiv të zhvillohet. Ndoshta si pasojë e këtij vendimi ai gjendet sot si pacient i St Thomas’H Hospital,në rrjedhën jugore të Tamizit.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Dhe qeveria britanike me sjellje te njejte me qeverine shqiptare ka pershjellim ska transparence,por opozita atje nuk kerkon testime si lulushi ka nje jave qe nuk thote gje tjeter,jo te gjitha duhet te dalin ne rruge o lulush

  2. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

    1. Pse nuk del sot ky fare burri Sali Berisha me gjithe doktorat e tjere te opozites dhe te japin kontributin e vet per perballimin e virusit,po rri si skuth i fshehur ne bodrum dhe mezi pret te shtohen viktimat vetem e vetem per perfitime personale!!!

    2. Siç duket edhe nga artikulli komunisti ,servili dhe spiuni nga Viçidoli,Sali Ram Berisha ka pasur si qellim t’jua fusi kolegeve te vet per perfitime personale dhe kjo duket qarte nga fraza tipike komuniste:”Eshte vene re plogeshti dhe vonese e pajustifikueshme ne drejtimin profilaktik ne veprimtarine e sherbimeve te specializuara”mjafton kjo fraze nga nje sekretar partie qe te shpalleshin armiq te popullit te gjithe punonjesit e sherbimeve te specializuara dhe “denoncuesi”te shperblehej me dekorate dhe rritje ne pergjegjesi,keshtu spjegohet karriera e Berishes deri ne doktor personal te Enver Hoxhes!!!

  3. Jepi ndonje keshille ketij malokut jonson o shoku salih qe te shpetoje dhe ky i varferi,ti salih e ke luftuar qe ne vitin 84 epidemine nga mesimet e partise komuniste,tregoju shpellkareve te tu sa i zoti je

  4. Megjithse nuk ja uroj askuj vdekjen,ky e meriton dhe mendoj qe Zoti po e ndeshkon pikerisht per ate qe ky kerkoi te lejohej infektimi ne mase i popullsise qe te fitonin imunitet,pra me pak fjake ky kerkoi shfarosjen e moshes se trete dhe mallkimi i prinderve dhe gjysherve tane te mire po i bie ne koke…

  5. Qimi dhe salihu po bejn teatrin e rradhes me qytetaret ne kufi,po ju qajne hallin demek ketyre,por e verteta eshte se e kane me ramen,se kerkojne tja lepijne njehere te dy,ky salih qe vdekjen e popullit e deshiron me te madhe eshte nje nga pikat e planit serb qe nuk e realizoje dot dhe cfryn per dite

  6. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu