• |
ide | kryesore

Mjekët në Lezhë refuzojnë shpërblimin 5 mijë lekë: S’bëhemi pjesë e lojës politike

Arkiva, Lajme



Spitali Rajonal i Lezhës ka reaguar pasi Personeli i Urgjencës refuzoi shpërblimin prej 5 mijë lekësh që ua dhuroi pikërisht familjeve në nevojë.

Spital në një njoftim zyrtar thotë se Personeli nuk kërkon shpërblimi që u takon atyre që janë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, siç e tha dhe kryeministri.

Por Stafi i Urgjencës sipas Spitalit do të vijojë detyrën dhe angazhimin dhe se nuk bëhen pjesë e asnjë loje politike.

Reagimi
Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim.



1 Comment

  1. Doli dhe bllofi i metes me mjeket e lezhes,ja futen lezhijanet metes dhe te gjithe shpellkareve salih qimi etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *