• |
ide | kryesore

Mjekët refuzojnë 5 mijë lekët shpërblim: Rama na premtoi 1 mijë euro!

Lajme, Të fundit



Mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë, pasi thanë se iu ishte premtuar 1 mijë euro shperblim.

Ata i dërguan një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre.

“Nuk na ka bërë shpërblimi që të punojmë 100%, por thjesht ça na kanë premtuar dhe ça u realizua, prandaj kemi vendosur që këtë shumë t’ua japim familjeve në nevojë. Ne do punojmë si me shpërblim si pa shpërblim. Kemi pas rreth 14 raste, puna është bërë fantastike, nuk ka pasur asnjë vdekje, që do të thotë shërbimi është bërë dhe do e bëjmë”, tha një nga mjekët. Megjithatë, gjesti që duhet vlerësuar nga ana e tyre është se këtë shpërblim prej 5 mijë lekësh, t’u kalohet familjeve në nevojë që po përjetojnë një moment të vështirë për shkak të situatës së krijuar.

Jemi njohur me shpërblimin që u është premtuar nga qeveria, por dje jemi lajmëruar se shpërblimi do jetë 5 mijë lekë të reja dhe ne të gjithë si staf, kemi vendosur që të shpërblim ta refuzojmë dhe t’i kalojnë për familjet në nevojë në këto ditë të vështirë. Nuk e dimë përse është ndryshuar shpërblimi, kështu ka ardhur nga Ministria. Spitali i Lezhës ka qenë gjithë ditën në gatishmëri të jashtëzakonshme, plus që me këtë rast gatishmëria ka qenë 120% ne kemi punuar dhe do vazhdojmë punën për t’i shërbyer të gjithëve”, tha mjeku.

Në 10 mars qeveria vendosi të shpërblejë mjekët dhe infermierët që do të jenë në vijën e parë të “luftës” kundër covid-19.  Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama u shpreh:

“Kemi vendosur që të gjithë personelin mjekësor, mjekë dhe infermierë, sanitarë dhe shoferë, të angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin, pra nga auto ambulancat që shkojnë për vendosjen e tamponave tek zona e blinduar e infektivit.

Do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në përfundim e epidemisë mjekët dhe infermierët, ndërsa sanitarët dhe shoferët 500 euro plus.”

Sot Rama sqaroi se shpërblimi do të jetë për mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID në Shqipëri, që aktualisht në funksion janë Spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, shpjegoi kryeministri në një status në rrjetet sociale.



20 Comments

  1. Askush nuk e ka zgjedhur profesionin per juve, dhe askush nk jua ka imponuar at… keshtu qe duket pak turp te kerkosh lek ne ket kohe…

    1. Po si ta leme ramen e ahmetajn pa lek .ata jane ne vijen e kuqe duke luftuar kunder virusit.ca po bejne infermieret dhe mjeket?Asgje. O te rente pika ty e familjes tende o kelysh i kuq qe komenton nga vrimat kryemonstres. Une merem kot me ju o bageti.pty

      1. o ti Jfkgkglgkg qe edhe pseudonimi po te tregon cfar jeni, te dhivsha ramen qeverin, opoziten dhe te gjith “ideologin” tende, qe jam i sigurit qe as nk di cfar eshte ideologjia.. ka shum njezr ne vijen e kuqe… une thash se nk vehen kushte tani, ka shum njeze qe kan nevoj atje madje per ushqim mendoj…. nje ushtar qe ka zgjedh at profesion duhet te jet ne vijen e pare……

        1. Ik o coban dhish.ik meso abetaren se me duket se ke mbaruar doktoraturen pa mbruar filloren.ik ha bar e mos me trego ideologjin cfare eshte.

    2. x men keke nje idiot ; kudo kur punon mbi normen,( plus edhe i pambrojtur ne Al dmth te rrezikosh edhe jeten) paguhesh plus; kur esht koha ti kerkosh kesaj qeveri leket? po ata te varfrit kur duhet ti kerkojn sipas teje????!!!!

      1. i paemer, ti qenke nje idiot i dyfisht, sigurisht i verbuar nga interesi, dhe urrejtja per te tjeret… per rezikun e jetes e thash shum mire ne messazhin in e pare, e ushtaret et zjarfiksat…. … ne cdo vend pagueht kurpunn me teper, por nk behet me kushte.. sa te ka mundesi ne keto kohe, besoj qe ka shum famije atje qe jan te rezikuara dhe kan edhe ata nevoj per lek…. duke e ditur qe ekonomia atje nk eshte e fort, duke marre ndima nga jash per cdo qe te vogel qe ndodh…. ..

    3. Ti qenke nje idiot ose nje sufllaqexhi.
      Nuk kane kerku gje mjeket o maskara, por ia ka premtu Edi.
      Ato tani thjesht po kerkojne ate qe i eshte premtu.

  2. Leket do i marri Pipero me shoke qe i bejne lavazhin qeverise, ju te tjeret ngrohuni ne diell. Virusi eshte i ri por qeveria po ajo e mocmja. Suksesi matet me njesi propagande dhe jo pune.

  3. Akoma nuk u mesuat me premtimet e tij? Po cilin premtim ka mbajtur deri me tash, flas vetem per keto shtate vitet e fundit. Pastaj Ju qe kerkoni nga nje mije euro te premtuara, a nuk e kuptuat se fjala ishte se ai, qe qendron i vetem ne balle te luftes kunder covidit duke dhene urdhra, nuk i ka te mjaftueshme nje mije euro ne dite te shumezuara me numrin e personelit mjeksor qe ka vendi. Po sikur edhe gjenerali yne te semurej si Boris Johnson? Cfare do benim ne pa te?

  4. Po si ta leme ramen e ahmetajn pa lek .ata jane ne vijen e kuqe duke luftuar kunder virusit.ca po bejne infermieret dhe mjeket?Asgje. O te rente pika ty e familjes tende o kelysh i kuq qe komenton nga vrimat kryemonstres. Une merem kot me ju o bageti.pty

  5. Ore ju te Lapsit ta beni babane burre,tamam ushqim per injorantet,po pse mo ne çfare rreshti thone qe duan 1000 euro,ata jane shprehur thjeshte dhe qarte qe shperblimin ia dhurojne njerezve ne nevoje dhe ne asnje moment nuk permendin 1000 eurot dhe duhet te kuptoni qe duke dashur te nxini çdo veprim te qeverise,kompromentoni edhe herojte e kesaj lufte qe jane mjeket duke bere qe te duken qe çdo gje e bejne per lek,turp per ju palo gazetar…

  6. SA SHUME PO KERKOJNE KETA MJEK QAFIRA QE THONE SE PO PERBALLEN ME VDEKJEN

    PO KU TI MARRI QEVERIA. QEVERIA KA PRIORITETE PSH.

    Prioriteti nr.1 -te ngope oligarket derisa ti bejne lutje qeverise boll se ma moret frymen me euro.

    Prioriteti nr.2-te ngrene pallate hotele e vila luksoze ne plazhe qytete e fshatra, male e kodra
    brinja gerxhe e pyje te gjelberuar.

    Prioriteti nr.3-te fshehe parate e korrupsionit ne banka jashte shtetit e sidomos ne parajsa
    fiskale
    Prioriteti nr.4-tu siguroje dieta ministrave, ministreshave, drejtoreve,nendrejtoreve e punonjesve
    te tjere te partise per hotele luksoxe 700-1000 euro nata e per shpenzime te
    tjera cfare tu doje e bardha zemer.
    Prioriteti nr.5-te nderroje cdo vit makinat me ato te vitit e fundit te prodhimit,si dhe te nderroje
    kolltuqet per bythet e tyre te florijta.
    Prioriteti nr.6-te lere menjane para te mjaftueshme ne leke dhe valute per te blere votat e te
    pabindurve per naj vaki zgjedhjesh (lar qofte te parakoheshme)
    Prioriteti nr.7-….nr.8……nr.80….nr.800…..nr.8000…..nr.800.000.000000000000

    Prioriteti nr.800 000 000 000 000 1 – shperblimi i premtuar i mjekeve.

  7. O milet po shifini me pak me shume vemendje edhe reagimin e mjekeve te lezhes edhe ate te kryeministrit.
    Per mua mjeku aty foli me shum korrektese edhe Humanizem. Thjesht me shum stil , aludoi per nje mashtrim te radhes nga Kryeministri, por sic e thashe per mendimin tim me mjaft edukate.
    Shikoni pastaj reagimin e Kryeministrit qe merr persiper ti rendise mjeket neper vijat e llogores se luftes.
    kush e vendos se kush eshte ne cilen vije te “ZJARRIT” ? Patjeter qe Gjen -KO(Q)l. Edi .
    Kte si duket e ben ne konsulte me Linden edhe Zahon nga bunkeri ku po “LUFTON ” panderprere si luan.
    Prisni se do ta shihni se edhe DEKORATAT kur te mnaroje “LUFTA” zahoja do i ndaje.

  8. Po ku e prishen Mjeket more Ergys.
    Apo thjesht qe denoncuan nje mashtrim tjeter te Kryeministrit!!??
    Do sherbejme sic edhe kemi sherbyer ,me pasion edhe devotshmeri -tha mjeku. Shperblimin “qesharak-shen. im nuk e pranuan -kaq. Jeni ba si Edi mer aman qe i perdredh llafet si kurva.

  9. Nje vizite e metes i parapriu nje proteste e infermiereve,shkoni ne gjermani se atje qeveria gjermane i ka paguar me 500 euro + ato te vijes se pare dhe spitali ne mynih eshte 29000 shtreter,kur se ju lezhijan me 100 shtreter dashkeni 1000 euro

  10. Une jam nga nje fshat i Tiranes ,Vrap quhet,eshte pak larg por ja vlen.Ketu tek ne te gjithe punojne(ata qe kane mbetur) skemi asnje rast me Coronen ,ca dridhje pati Musai i Lames por Faik veterineri e sheroi me ilacet e lopeve.Faiku rri gjithe diten me perparese te bardhe(e ka pis ne fakt) tek kasapi dhe ndoshta i japin ndonje kacidhe.Por ish magazinieri Hysen Vrapi i tha qe ta kompesoje me letrat me vlera qe i kane ngelur nga qeveria e Meksit,dhe jane plot 6000 leke te reja.
    Duhet gjetur Meksi qe mbushi Shqiperine me letra me vlere dhe sot jane potencial kembimi(keshtu na tha Basha ).E shikoni qe nuk eshte kaq keq.

  11. duan pare thone
    pare keni marre ter jeten o ju shkerdhefte ariu
    pare per cdo gje qe nga nje serum i thjeshte
    ca na silleni si engjej tani, ju njohim mire ca muterish jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *