• |
ide | kryesore

Mjeku epidemiolog: Vaksina do dalë kur virusi të jetë zhdukur, s’do të ketë asnjë vlerë

Lajme, Të fundit



Epidemiologu Eduard Kakarriqi u shpreh se vaksina e Covid-19 nuk do të ketë asnjë lloj efekti. Në një lidhje me Skype, në AbcNews, Kakarriqi, u shpreh se mendon se me vaksinën që do të zbulohet për koronavirusin, do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi me vaksinën që u prodhua për gripin e derrit. Ai shtoi se kjo vaksinë nuk do të ketë efekt, sepse do të dalë në treg në një moment kur epidemia do të jetë zhdukur, dhe nuk do të jetë e nevojshme.

“Vaksina, për mua nuk do të gjejë aplikim fare, nuk do të jetë efikase dhe e përdorshme, kur ajo të nxirret në treg, pas 6 muajsh apo një viti. Do të përsëritet ndoshta situata pas pandemisë së gripit të derrit, ku OBSH u ngut për ta bërë pandemi emërtimin për ti dhënë një forcë ku në fakt dhe në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera gripi i derrit ndonëse njeriu ishte njohur që më parë dhe në vitet 57’ dhe 58 ‘ ai shënoi forma të lehta. U prodhua vaksina përkatëse, u ble nga vende të ndryshme dhe në shumë vende nuk u përdor pasi pandemia mori fund,”– tha epidemiologu.

Shumë nga epidemiologët janë shprehur se afati më i shkurtër që mund të prodhohet vaksina kundër Covid-19 është gjashtë muaj, ose një vit. Ndërkohë koronavirusi ka gjunjëzuar të gjithë botë, përfshirë edhe vendin tonë, që prej tre javësh është izoluar.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *