• |
ide | kryesore

Pink tregon si po e përjeton familja e saj infektimin Covid 19

Paparazzi, Slider

Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit. Së fundmi në një video live në ‘Instagram’, Pink pranoi se djali i saj kishte vuajtur më shumë këto kohë, me ulje dhe ngritje të shpeshta.


“Akoma pas tre javësh ka akoma temperaturë”, u shpreh ajo. “Nuk ka patur netë që kam qarë dhe jam lutur më shumë. Është për të qeshur, por në një pikë mendova që na premtuan se fëmijët do jenë mirë. Nuk është e garantuar. Asnjë nuk është i mbrojtur prej kësaj”, shtoi këngëtarja. Pink tregoi se ata janë më mirë se sa kanë qenë, janë duke i rikuperuar dhe pas 3 javësh kanë rezultuar negativë. Kujtojmë se ajo dhuroi 1 milionë dollarë për luftën kundër këtij virusi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu