• |
ide | kryesore

Platforma Quibi, filmat që ofron

Paparazzi, Slider



Quibi, frymëzuar nga togfjalëshi “quick bites” (kafshata të vogla), është një aplikacion si puna e Netflix që prodhon dhe publikon seriale të shkurtra.

Kategoria më e famshme është “Movies in chapters” që ndan histori dramatike në episode 7-9 minutëshe. Porsi Netflix, Quibi – që i ofron falas 90 ditët e para –  ka një serial për këdo. Kushton thuajse 5 dollarë në muaj me reklama dhe 8 pa.

Çfarë ia vlen të shihet në Quibi:

“Most Dangerous Game

Liam Hemsworth luan rolin e një atleti me një sëmundje të pashërueshme dhe Christoph Ëaltz e rekruton të bëhet preja e disa lojtarëve të panjohur. Sa më gjatë të mbijetojë, aq më shumë para fiton për familjen.

Chrissy’s Court

Chrissy Teigen bën si gjykatëse dhe zgjidh konflikte minimale mes njerëzve. E ëma shërben si oficere e sallës së gjyqit. Chrissy është argëtuese dhe emisioni kërkon vetëm dy neurone për t’u parë.

“Thanks a Million”

Njerëz të famshëm i dhurojnë 100 mijë dollarë dikujt që e konsiderojnë të denjë me të vetmin kusht që gjysmën e asaj shume, duhet t’ia dhurojnë dikujt tjetër.

“Survive”

Sophie Turner luan rolin e një gruaje me tendenca vetëvrasëse, pasagjere në një avion që përplaset në mes të hiçit. Ajo dhe një tjetër i mbijetuar duhet të mbijetojnë, por sigurisht, nëse ia ka vërtet qejfi të mbijetojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *