• |
ide | kryesore

Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës

-Instant, Të fundit

Komitetit Teknik të Ekspertëve është futur në debatin politik duke lëshuar një deklarat për sasinë e testeve të dedektimit të personave të infektuar me Covid 19, njëkohësisht me deklarata politike kundër opozitës që bëri kryeministri i vendit. Nëse në gjithë botën po zhvillohet ky debat dhe vendet janë ndarë në dy grupe të mëdha: ato që kanë mundësi financiare dhe i kanë paraprirë përhapjes së pandemisë dhe prandaj kanë zhvilluar shumë teste masivisht si Koreja e Jugut apo Gjermania dhe vendet e tjera që kanë pasur mungesë testesh she prandaj i kanë përdorur vetëm në raste të të infektuarve rëndë. Për shumë arsye Shqipëria ka zgjedhur rrugën e dytë që nuk është më e mira e mundshme. Kaq mundësi ka pasur qeveria dhe mjekët e specialistët kaq bënë. Kjo mund të ishte një qasje e duhur. Por kur me deklarata ti kjo e komitetit teknik të ekspertëve, shkenctarët përdoren për qëllimet politike të kryeministrit kjo vetëm ul besueshmërinë e tyre.

Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët


DEKLARATA E KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE

Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga intensifikimi i debatit publik mbi numrin e testimeve që është duke kryer Shqipëria, në kuadër të luftës kundër Covid19, dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë:

Strategjia e testimit për Covid 19 bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Debati mbi testet për Covid 19, mbi sasinë e testeve që kryhen, mbi rezultatet e një modeli apo një modeli tjetër, është një debat i cili vazhdon të zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet.
Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar.

Detyra funksionale e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të udhëzojë dhe të kërkojë mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, me qëllim zbatimin rigoroz të një strategjie të përcaktuar qartë, të luftës kundër Covid19 në tërësinë e saj.

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente.

Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik.

Ne kemi një lutje për të gjitha burimet e informimit, si dhe të gjithë aktorët dhe faktorë publikë, që të sigurohen që opinionet e tyre joprofesionale, apo profesionalisht të palidhura drejtpërdrejt me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të mos krijojnë konfuzion, të hapin shtigje për hamendësime dhe gjykime të gabuara nga ana e opinionit publik, mbi punën tonë.

E fundit, të gjithë ne mendojmë se të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne jemi tejet të inkurajuar mbi rezultatet e arritura deri më sot, dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që kemi ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor.

Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19 – ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flejmë mbi dafina – nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor.

Duke ndjerë përgjegjësinë kolosale të detyrës që secili prej nesh ka, në kushtet kur e gjithë bota, të gjitha shtetet, pavarësisht shkallës së zhvillimit, gjenden çdo ditë përballë dilemash jo të vogla në raport me qasjen ndaj Covid19, Komiteti Teknik i Ekspertëve siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se udhërrëfyesi ynë i vetëm, është ndërgjegja jonë profesionale.

Lista me ekspertët e Komitetit Teknik kundër Koronavirusit

Mira Rakacolli
Albana Fico
Silva Bino
Eugena Tomini
Tritan Kalo
Najada Çomo
Gjeorgjina Kuli Lito
Andi Koraqi
Skënder Brataj
Mirela Cami
Flutra Beqo
Narvina Sinani
Areti Beruka

12 Comments

  1. Po Delina Fico, gruja e shokut, ose gruja e trete, ku qenka?
    Ajo ‘ta mban situaten ne dore’, sic sugjeron nje foto e vjeter plazhi

  2. Edo. Ec perpara. Keta ate pune kane. Lehjen e kan zanat. Gje tjeter nuk din te bejn. Nuk ia nxe goja askujt nga keta lehesit, se cfar katastrofe mund te ndodhte po te ishte ajo parti idotesh sot ne pushtet. Po dhe ata vet e din mire, po nuk kan guximn ta thone. Se me bashen sot kryeminister do hiqnim te zezat e ullirit. PER KETE JAN TE SIGURT DHE ATA VET. DHE NE KOSHIENCEN E TYRE E PRANOJN.QE ME MIRE QE JE TI SOT NE ATE KARRIGE.
    Po zakoni ja do qe te shajn. Mos ua ver re, e kan zanat.

    1. Po te ishte basha do kishte ardh prap edi. Sdo men, nuk ekziston me demokracia. E dhjeu evropa njehere e mire. Prandaje tani te thote “prit” sa te siguroje merkeli ikjen me lezet, me pas do vijne fytyra te reja do behen gjera te reja e ju keni per tngel te kalendari si varikari. Çuna gocanhiqni dore elita do te promovoje komunista dhe simpatizantet e saj ( pra socialistat ) pasi eshte perhaour shume ne genin e njeriut dhe u sherben te vazhdojne me monopolin. Kush lufton do ju kundervihet qeni tyre personal Basha, sepse Rama per ta eshte fmij i rritur tashme. E meriton dhjeten me yll lere cfare thote qelbesira merkel. Ajo prandaje thote “prisni” sa te iki une me lezet se me pas ju le von der lecken nje komuniste e thekur qe nuk di te lidhe 2 fjale. E keni degnuar edin qe ben si baba. Kjo prova sa large ka shkuar budallalleku i tyre. Prandaj hiqni dore.

  3. MERO GELBAZA ,SOKOL BALLA,KARLO BOLINO ,SKENDER MINXHOZI DHE LORENCE VANGJELI ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    KETA JANE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA,KETYRE JUA DERGOJN TE GJITHA TE SHKRUARA NGA EDI RAMA DHE ZAGARET E TIJ KETA VETEM I LEXOJN

  4. Jemi te gjithe me hepatit, nuk vepron ketu. E kam thene 2 jave para e them prape. Akademike, shkencetare, provesore, gjenerale, doktorre docenta te gjithe loqelepires te pushteteve.

  5. Po te ishte basha do kishte ardh prap edi. Sdo men, nuk ekziston me demokracia. E dhjeu evropa njehere e mire. Prandaje tani te thote “prit” sa te siguroje merkeli ikjen me lezet, me pas do vijne fytyra te reja do behen gjera te reja e ju keni per tngel te kalendari si varikari. Çuna gocanhiqni dore elita do te promovoje komunista dhe simpatizantet e saj ( pra socialistat ) pasi eshte perhaour shume ne genin e njeriut dhe u sherben te vazhdojne me monopolin. Kush lufton do ju kundervihet qeni tyre personal Basha, sepse Rama per ta eshte fmij i rritur tashme. E meriton dhjeten me yll lere cfare thote qelbesira merkel. Ajo prandaje thote “prisni” sa te iki une me lezet se me pas ju le von der lecken nje komuniste e thekur qe nuk di te lidhe 2 fjale. E keni degnuar edin qe ben si baba. Kjo prova sa large ka shkuar budallalleku i tyre. Prandaj hiqni dore.

  6. KUSH DHE CFAR JANE KETA KOMITETI I SHPETIMIT KOMBETAR JANE KETA KOMITETI I SHPETIMIT KOMBETAR I VESHUR ME PETKUN E KORONA VIRUSIT.KRYATARI I SHPETIMIT KOMTAR ZAN CAUSHI{EDI RAMA}

  7. Ishte mbajtur i fshehtë edhe ky farë “Komiteti” që e “urdhëron” Ramën
    Më së fundina doli se në këtë komitet nga 13 veta , 8 janë “shkencëtare” femra
    Pasi kemi një qeveri amazonike, na del edhe një komitet shkencor amazonik ku dominojnë femrat.
    Padyshim se duke e parë këtë udhëheqësi femërore, në gjithë opinionin publik botëror ku i vihet theksi angazhimit të tyre njëlloj si burrat, ky tejkalim i normës mud të krijojë përshtypjen se Shqipëria paska një gjel kryeministër , që i vlerëson shumë femrat e ka besim vetëm në aftësitë e tyre.
    Por a është në të vërtetë kështu ?
    Rama ka dy gjuhë retorike, një për në vend e një për të huajtë.
    Në kontakte me të huajtë, ata edhe mund të habiten me te me manierat “prej artisti” duke u paraqitur me poture e këpucë atlete, por kur bilibilos, ata të huaj që e degjojnë habiten edhe me “aftësinë” e tij prej udhëheqësi global që ju jep mënd të gjithëve.
    A është e vërtetë se Rama i vlerëson femrat më të afta për të qeverisur ?
    Nisur nga historitë e jetës së tij, e qëndrimet e dhunëshme veçanërisht me femrat, vetëm pak femra naive e ca militantë tru tredhur e besojnë se ai i vlerëson ato, kurse pjesa më e madhe e shqiptarëve , e kupton se këtë ai e bën nga bindja se me femrat e ka më kollaj që ti urdhërojë, ndryshe nga ndonjë mashkull që mund tja përplasë.
    Atij i është mbushur mendja se shumica e femrave shqiptare e shohin ate si idhull meqë ka qenë sportist e artist dy metrosh. Duke shfrytëzuar natyrën më të butë e më të ndrojtur të femrave shqiptare, ai e ve veten në pozitën e ndonjë sulltani që mban në oborin e tij një harem me mijra femra.
    Nuk dua me këtë që ti ofendoj femrat shqiptare, por vetëm ju kujtoj që gjoja vlerësimi që ju bën Rama, është një hipokrizi e dukëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu