• |
ide | kryesore

Rrëfimi i mjekut shqiptar të infektuar në Angli: Refuzova të intubohem

Lajme, Të fundit



Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij në luftë me Covid-19. Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi të gjitha kishte pasur simptoma të forta të sëmundjes, duke arritur në marrjen e deri në 8 litër oksigjen.

“Për mua ka rëndësi kur rezulton pozitiv, por kur fillon e ndjen veten jo mirë. Nëse numëroni 4 litrat e oksigjenit që Boris Xhonson ka marrë, unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra oksigjen. E shikoja sasinë e oksigjenit, sepse nëse do kalonin 8 litra do haja tubin. Tubin e kisha përdorur tek shumë pacientë, por për vete thashë jo.

Ndenja gati 5 net me oksigjen, derisa arrita në nivelin minimal të marrjes së oksigjenit, dhe kur oksigjenimi më shënoi 94, aty thashë ja hodha. 48 orët e para ishin ato më të vështirat, që e shikoje veten që nuk ecje as përpara as pas. Çdo mëngjes çohesha me syrin pozitiv, që nuk isha bërë më keq.

Ajo që ishte kryesorja ishte dhimbja. Unë kurrë nuk kam pasur dhimbje në jetën time. Të dhimbte nga maja e flokut deri në fund të këmbëve. Pastaj filloi temperatura, pastaj filloi marrja e frymës. Pas dy ditësh radigorafia e mushkërisë ishte bërë sikur të qëllon dikush me çifte.

Tjetër gjë që doja të thoja për intubimin. Kur kemi qenë fëmijë kemi luajtur me topa futbolli. Dikush e kishte topin të ri, dikush me pulla. Topi i ri, po ta fryje mbante, kurse topi i vjetër në mes të lojës, çahej.

Edhe pacientët që janë me patologji të tjera dhe që janë të vjetër në moshë, mund t’i frysh sa të duash me tub, por nuk arrijnë të përballojnë deri në fund të lojës. Tubi ka një vdekshmëri 68%. Kur flitet për intubim flitet për një njeri që ka 5 deri në 10% mushkëri të prekur.

Në letrën e mjekes gjermane pamë që ata intubojnë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka pacientë mbi 60 vjeç. Pra ata kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lenë të vdesë. Moshat e vjetra për fat të keq nuk mund ta përballojnë. Ajo që është e pashpjegueshme lidhet me faktin se në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë dhe në Gjermani 1 mijë” – tha mjeku.



6 Comments

  1. me kembe e keni shkruar kete artikull dhe e keni transformuar sa me ska. Pashe dje lidhje live tek fevziu dhe ne asnje moment doktori nuk tha qe “refuzova te intubohem” ne ate kuptim qe e keni shkruar ju

  2. Kam vënë re se në mediat shqiptare po intervistohen shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britani apo SHBA, që për të bërë propogandën e Ramës, deklarojnë se në situatën e pandemisë do të kishin dashur të ishin në Shqipëri, pasi sipas mendjes së tyre, atje do të ishin ndjerë më të sigurtë.
    O Zot çfarë propogande hipokrite !
    Është sigurisht normale që ne emigrantët në situatë të tillë të rrezikimit të jetës, të rënduar psikollogjikisht edhe për faktin se jemi në një vend të huaj e me njerëz të një kombi tjetër. larg familjarëve e njerëzve të dashur, do të preferonim që të “vdisnim” në vëndlindje.
    Ama është idioteske që një mjek, të deklarojë se ndihet më i sigurtë për jetën nga mjeksia apo qeveria shqiptare sesa ajo britanike

  3. Kujdes, jo ne Itali, por ne Lombardi, pasi ne jug nuk ka pandemi, dhe kush mendon se ne jug jane me te disiplinuar dhe respektojne karantinen, eshte naidh.
    Ne bergamo dhe brescia, nga zonat me te goditura nga virusi, kishte sheprthyer melingjiti ne janar te ketij viti, dhe asklush nuk po thote keto 40 mij vaksina te bera ne janar, kane ndo nje ekfet me kete vrius apo jo?
    Pasi bergamo dhe brescia jane raste te ralla te kesaj pandemie me me shume viktima se kudo.

  4. Ky ishte nje morr i kuq qe i kishin ikur fluturat !Çfare tha ne fillim nuk e tha ne fund,te jene pasojat e Covi 19 ?Jo keto plehra qe nuk rreflektojne as kur kthehen nga rruga per ne boten tjeter nuk ndryshojne ,ju ne shqiperi tha jeni pararoje,po o trafikant po,per droge,per vjedhje dhe per monstra qe vjedhin taksat e popullit !Per mjeksi jemi te fundit ne Europe !

  5. Kjo eksperience do ta beje me te mire si mjek. Te mos harrojme qe shume shkencetare qe kane zbuluar barna e vaksina i kane provuar me se pari tek vetvetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *