• |
ide | kryesore

Vrasja e teknikut të kondicionerit, Gjykata liron Albano Kusin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lire Albano Kusin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Ai akuzohej për moskallëzim krimi në vrasjen e Indrit Çelës ndërsa mësohet se vendimi ndaj tij vjen në kuadër të vendimit të qeverisë për lirimin e përkohshëm të të dënuarve për shkak të situatës me COVID-19.

Albano Kusi është vetëdorëzuar në mesin e Dhjetorit të kaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Indrit Çelës më 22 Gusht të vitit 2019 në ambientet e shtëpisë së Bujar Kusit.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëdorëzimi i 28-vjeçarit ka ardhur si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët.

Më tej Policia njofton se tre ditë pas ngjarjes Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë procesit ndaj tij, Kusi kishte deklaruar përmes avokatit se nuk kishte asnjë fakt me të cilin ta lidhnin me vrasjn e Çelës duke shtuar se nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën.

“Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit”, ka thënë më 17 Dhjetor të 2019 Albano Kusi.

Kujtojmë se Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç u shpallën në kërkim në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa akuzohen për vrasjen e Çelajt. Ata nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi dhe më parë rezultonin të kishin precedent, dhe në mënyrë të çuditshme të liroheshin nga Gjykata.

Albano Kusi në 2011 doli para gjyqit për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, i cili u gjet i vrarë në 18 tetor të vitit 2010. Mjekësia ligjore përcaktoi se ai ishte vrarë 2 ditë para se të gjendej.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve.

Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima.

Sipas Kusit viktima i ka marre nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes i ka kerkuar ti marre serish parate e dhena borxh. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Griseldo Kusi i akuzuar për të paktën 2 tentativa vrasje

Historia përsëritet pak a shumë dhe me të vëllanë e Albanos, Griseldo KusiN, aktualisht 31 vjeç. Në 5 gusht 2011 Griseldo arrestohet pasi tentoi të vrasë me 4 plumba Maksut Hysën asokohe 54 vjeç.

Pas 6 muajsh, Griseldo kthehet në qeli, ndonëse për plagosjen e parë kishte kryer vetëm pak muaj burg. kësaj here në bashkëpunim ai i bën atentat Bojken Spahiut, i cili shpëtoi i plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i këtij atentati në zonën e Vasil Shantos u krye pas prishjes së pazareve të drogës në Angli.

Edhe babai i tyre rezulton person me precedentë penale pasi në 2015-n është proceduar për vjedhje të energjisë.



3 Comments

  1. Ku jane keta qe i kontrollojne keta gjykates? Gjynah vrau fukarajn puntor, edhe me ligj te denohet por edhe me zakon e ka prere fukarajn ne bes se e ka pas puntor ne shtepi te tij. Ne fillim thane e vrau ky, pastaj e vrau vellai po ky ndihmoj vellain, tashi thone thjeshte ska treguar krimin dhe e lene ne shtepi. Ky me vrasje e tentative vrasje. A ka shtet ketu? Na u shpif te jetojme ne shqiperi

  2. Ai su dorezua se ushtroi presion policia, por pasi u be pazari per daljen e tij nga burgu. Nxirrni dhe vellain per nja 2-3 muaj dhe jeta vazhdon per kriminelet. Mjer fukarai shkrete.

  3. Patjetër futet në burg familjari se shkon të blejë ushqime dhe masën e burgut e jep i ÇMENDURI i SURRELIT nga Fcbook-u ndërsa vrasësit e drogaxhinjtë që i dënon KODI PENAL, ose lirohen, pse skapet ose i ke KryeBashkiakë dhe në Parlament. Kjo është Ripjerdja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *