• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Moto GP humb dy gara të tjera: Mugello e Montmelo shtyhen

Sport



Mungonte vetëm zyrtarizimi që tani ka mbërritur: GP i Italisë në Mugello në 31 maj e GP i Katalonjës në 7 qershor janë shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të pandemisë së Koronavirus. Një kalendar i ridizenjuar duhet të prezantohet në ditët e ardhshme. Shtyrja e këtyre dy eventeve erdhi vetëm pak ditë pas një tjetër shtyre, atij të GP të Le Mans, për tu riprogramuar njësoj me Jerez. Sipas kalendarit, data e parë e përdorshme për nisjen e sezonit të MotoGP është ajo e 21 qershorit, kur në program është GP i Gjermanisë në Sachsenring.

“Me hidhërim njoftojmë shtyrjet e Cmimit të Madh të Italisë e atij të Katalonjës që duhet të zhvilloheshin në cirkuitët e Mugello e Montmeló nga 29 në 31 maj e nga 5 në 7 qershor – lexohet në një komunikatë të Fim, Irta e Dorna Sports -. Pandemia aktuale e koronavirus na ka detyruar të riprogramojmë eventet. Duke qenë se situata është në zhvillim konstant, si për Gp e Spanjës e Francës, një datë e re për këto evente nuk mund të konfirmohet deri kur nuk do të jetë e qartë panorama. Një program i ripërpunuar do të publikohet sapo të jetë e mundur”.

Me njoftimin e bërë, rritet në 4 numri i provave të shtyra. Përjashtohet për momentin hipoteza për të zgjatur sezonin deri në fund të të dhjetorit, mes opsioneve mbetet ajo për të kaluar pauzën verore e të garohet mes 19 korrikut e 2 gushtit në Jerez, Le Mans, Mugello e Montmeló, në pritje të kuptohet nëse do të konfirmohet data e 12 korrikut për GP e Finlandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *