• |
ide | kryesore

Solidaritet, jo lojë me mjekët

-Instant, 2, Ide



Nëse ka një fenomen pozitiv në këto ditë të vështira, ai ndjehet në marëdhënien që një popull i tërë ka vendosur me mjekët. Në një vend ku i nxiren yçkla pothuajse gjithçkaje një solidaritet i tillë është i rrallë dhe ndoshta i papërsëritshëm. Dhe kjo nuk ka ta bëjë vetëm me duartrokitjet në ballkone, me thirrjet patetike pro njërit apo tjetrit, apo me këngë fëmijësh të kompozuara me urdhër nga lart. 

Jo, kjo ndjenjë është ngjizur nga puna vetmohuese që një armatë infermierësh, reanimatorësh, mjekësh urgjence dhe infeksionistësh, po zhvillojnë përditë në terren. Ajo është përforcuar edhe shfaqja e papritur në ekrane e disa personazheve të reja, që i flasin publikut me profesionalizëm dhe kompetencë, larg mishmashit të zakonshëm që serviret rëndom në ekranet tona.

Mund të thuhet pa frikë se prezantimi me këta “heronj të kohës sonë”, siç përshkruhen në mënyrë prozaike nga admirues pa fantazi, ishte një nga befasitë më të bukura ta kësaj fatkeqësie.

Por, imazhi i mirë, besimi i rikthyer, poziviteti që ata kanë ngjallur, nuk duhet lënë të përdhoset nga përdorimi i politikës. 

Një rrezik i tillë u pa pak ditë më parë nga shfaqja televizive që kryeministri zhvilloi me komitetin teknik të ekspertëve anticovid-19, përmes një telekonference.

Boll ta shohesh atë video (poshtë) që gjendet ende ne Facebook-un e Edi Ramës, për tu mbushur me trishtim edhe frikë. Me trishtim për përdorimin që u bëhet specialistëve për qëllime propagande, ndërsa me frikë për pamundësinë që ata të shprehin lirshëm mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.

/

Edhe mënyra se si qe ndërtuar mizanskena dhe se si qe vendosur kamera, ku kryeministri qëndronte i vetëm dhe përballë tij ishin rreshtuar, si tufë brenda ekranit të një kompjuteri, të gjithë ata që duhet të jenë vendimarrësit e vërtetë, të linte një shije të keqe. Por, përtej dukjes formale shqetësuese ishte përmbajtja. 

Aty specialistët qenë ftuar për të mbështetur politikën qeveritare të kryerjes me kursim të testimit. 

Pra fakti se ne jem një vend i varfër dhe me pak mundësi financiare, laboratorike dhe njerëzore për testim masiv, paraqitej si doktrinë e suksesshme shkencore. 

Pra Organizata Botërore e Shëndetësisë që predikon të kundërtën, Koreja dhe Gjermania që e kanë provuar atë në praktikë, e paskërkan gabim dhe mundësia e mangët që qeveria e rilindjes i ka dhënë shndetësisë shqiptare është ajo e duhura.

Gjëtja tjetër që të bënte përshtypje në këtë “bashkëbisedim” ishte se askush nga të pranishmit, nuk parashtroi qofte edhe një kërkesë të vetme, nuk raportoi as edhe një mangësi, nuk guxoi të bënte qoftë edhe një sugjerim se si qeveria mund ti ndihmonte materialisht për mbarëvajtjen e gjendjes. Pra konkluzuoni, i kësaj “mbledhjeje pune” ishte se asgjë nuk mungon dhe se ekzekutivi i ka krijuar të gjitha kushtet. 

Se si mundet që “gjeneralët” e luftës mos i kërkojnë as një armë më shumë, asnjë financim më tepër, asnjë përpjekje shtesë shtetit të tyre, këtë vetëm një regjizor i keq filmash propagandistikë mund ta mendojë. Se si mundet të organizohet një “takim pune”, ku ata vetëm raportojnë, por nuk sugjerojnë, këtë vetëm një maniak i fasadës mund ta imagjinojë.

Por, e keqja e ndodhive si kjo nuk është se atyre specialistëve iu vodh një gjysëm ore kohë e vlefshme nga beteja me koronavirusin, për të bërë propagandë. As se kjo i vendosi në rolin e palakmuar të komandantëve të një ushtrie që drejtohet nga Rama. Deri diku kjo do të qe e pranueshme.

Por, fakti se ata u rreshtuan aty për të kuruar imazhin e politikës kundër bindjeve shkencore të pranuara tashmë botërisht, ishte i rëndë. Po i tillë qe dhe mosguximi për te thënë disa të vërteta, për të bërë qoftë edhe një vërejtje, për të artikuluar qoftë edhe një kërkesë.

Ky pozicionim i specialistëve më të mirë të bejejës me koronavirusin, kris besimin e publikut në integritetin e tyre. Ai cënon atë ndjenjë të mrekullueshme solidariteti që u krijua këtë muaj përreth mjekëve. Ai i zbret ata nga piedestali i autoritetit të padiskutueshëm shkencor. 

Qoftë edhe me llogari të thjeshtë, pushtetit politik i intereson me tepër ruajtja e këtyre vlerave, sesa përdorimi i mjekëve për nevojat e çastit. Pasi kjo luftë është e pamundur të fitohet, nëse ushtra nuk beson tek gjeneralët e vet.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Mjafton të dëgjosh fjalinë e parë në çdo dalje të Piperos: “Në sajë të masave që ka marrë qeveria…..”.

    Personalisht nuk di qoftë edhe një masë që ka marë dhe sa është fatura financiare e kësaj mase.

    Nqs Pipero i quan masa mbylljen e bizneseve dhe sektorëve ku janë të punësuar mijra njerëz, e për të cilët askush nuk do të ja dijë, Pipero hifare, atëherë pipero ka vetëm hallin e bythës së tij dhe të langaraqit kryeministër.

    Më duket se e kemi hiperbolizuar punën “titanike ” të mjekëve tanë. Punën e vet kanë bërë, gjithë kjo reklamë është autoreklamë, që u shkon për shtat mjekëve dhe qeverisë, se gjasme u këputën duke u shërbyer njerëzve në këtë situatë pandemie, që unë nuk SHOH, e theksoj SHOH,sepse vetëm lexojmë që situata është më keq se lufta.

    1. Heronj o posi. Kane 9 veta ne terapi intensive. Faleminderit por mos i beni heronj para kohe.
      Lufte lufte lufte. Hiqeni kete fjale nga fjalori. Se po e pranuat do te pranoni edhe gjeneral oficera ushtare tradhetare autoblinda burg dezertore e te tjera monstruozitete si keto. Armiku eshte virus tradhetaret jemi ne. Perndryshe diktatures po ja hapni deren vete. Dhe psikopati i Surrelit qesh e tall bythen me ju.

  2. O shoku , po cthua more ,spaska marre masa Qeveria (Edi , se ai eshte qeveria) .
    Ne cbote jeton ti mer shoku.
    Po a nuk i mbylli kufujte Edi i pari TRE MUAJ pasi kishte rene Epidemia te fqinji yne?!
    Biles per kete ju krekos edhe italise .
    Po popullin neper Shpija a nuk i mbylli me masat me te rrepta qe askund ne bote si kishim pare .
    Po cili udheheqes tjeter do kishte Largpamesine dhe gjenialitetin te merrte masa te tilla !!??
    Cili udheheqes tjeter eshte mbyll ne bunker edhe po drejton luftimet si ky yni .
    I dashur Kthjellohu edhe thuaj ishalla si shkojne ne vesh Trampit apo Merkelit BEMAT e tij se ka mundesi te na e joshin me ndonje Oferte edhe mjere populli yne pastaj .

    1. Faleminderit, desha ti përmend tek komenti, por e kisha të qartë se 4 javë nuk i ka haruar asnjë këto “masa”.

  3. MERO GELBAZA,SOKOL BALLA,KARLO BOLINO ,SKENDER MINXHOZI ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    TE GJITHE RESPEKT PER MJEKET ,POR SI PO LEHIN ZAGARET E ORGANIZATES KETE POPULL TE VJEDHUR DHE TE VUJTUAR PO E SHPETON EDI RAMA, TE LEXONI MERO GELBAZEN ,CARLO BOLINON SKENDER MINXHOZIN ARTUR AJAZIN DHE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA,THUA ZOT FLM QE ESHTE EDI RAMA GJALLE SE DO ISHIM ZGDUKUR FARE NGA KY PLANET

  4. BRAVO ANDI ,ME TE VERTET KETA JANE MANIAK TE FASADES,KUR SAIMIRI TAHIRI E MBUSHI SHQIPËRINE ME DROGE ,EDI RAMA DHE ZAGARET E TIJ TE TREDHUR THONIN MINISTRI KAMPION,KUR FATMIR XHAFAJ E MBUSHI ME KOKAINE ME TE VELLAIN THOSHIN PO E BENE REFORMEN NE DREJTESI SE ESHTE NJERI I SHBA /s

  5. o andi nuk testojme dot si gjermania se ka ikur koha kur ishim ne vend te dyte pas gjermanise.
    duhet rikthyer baca qe te jemi si gjermania

  6. O kari ,sorry o Jari,
    Edhe kete punen e shtetit te varfer po e perdor me mjeshteri ky Gaboja (Gangster-bobi) yne kryeminister,
    Dhe si duket jo pak po e hane kete . Jemi vend i varfer ne edhe sbejme dot kete apo ate . Po kur i intereson ky fasadisti i mat grafiket edhe me italine fqinje duke u krekosur bile se marrja e masave te menjehereshme ishte celsi i suksesit. Le te testojme jo sa gjermania ,por edhe 10 here me pak se ajo.

      1. “argumentat” e rilindasve: p…, kar, shpell-k… nuk e di pse nuk i censuroni ?
        rama vec perdor edhe ket punen e “varferis” e ka nxjerr nga argumentat e artikullit te bushatit te artikulli” maska ra”; duke qen se me te drejt i themi se merr rolet e cdo lloj specjalisti, ai tani ben sikur po “keshillohet” dhe ma e bukura del ne rolin e tij te perhershem nuk merr pergjegjsi se sa her i merr vendime vet thot i ka marr “komiteti teknik”. Lexoni artikullin e Z. Zekthi ” Nuk ka sekrete gjithkush di gjitcka Per Ramen “; si hiqet presja. Bushat bravo comme d’habitude!

  7. Bushat ne pergjithesi thua ato qe ke thene edhe me perpara,te pakten falenderon mjeket dhe ekipet mjeksore per punen e shkelqyer qe bejne.
    Ndoshta Bushat ti ke lindur apo e ke mesuar qe duhet patjeter te thote: qe edhe nqs ka kohe te mire diku ka dhe ca re.Ose nqs je i gjate dukesh i shkurter.Nuk e kuptoj kundershtimin tend prej femije per gjithcka.
    Nqs lumi shkon poshte Ti me siguri(jo Shkullaku qe eshte nje idiot province) do thuash qe ka ca vende qe eshte lart.Keto gjera dihen ,por edhe por kur je ne beteje ka nje komande sepse sa te mbledhim komitetin e partise apo te pyesin opoziten apo gazetaret—-beteja eshte e humbur.

  8. Paragrafi 1): Por, imazhi i mirë, besimi i rikthyer, poziviteti që ata kanë ngjallur, nuk duhet lënë të përdhoset nga përdorimi i politikës.

    Paragrafi 2 (rrëzon të parin): Një rrezik i tillë u pa pak ditë më parë nga shfaqja televizive që kryeministri zhvilloi me komitetin teknik të ekspertëve anticovid-19, përmes një telekonference. Na rrofshin këta gazetarë inshallah.

  9. Nuk po ju them emrin, por te pakten ne nje qytet te madh ne Shqiperi, drejtoria po u kerkon infermiereve dhe disa mjekeve qe te qendrojne ne shtepi sepse nuk kane as maska, e jo mëjete te tjera mbrojtese. Keshtu, duke i cuar ne shtepi(disa duke i deryruar te marrin leje) i nderpresin edhe pagesen e rregullt mujore!

  10. Ky eshte mjeshter i propagandes . Biles ka edhe nje “ushtri” me rrogtare mjerane qe e mbeshtesin ne çdo gje qe bene dhe thote . Edhe nese palloshi i Anetes thote qe fluturon gomari , per “ushtarine” trime , qorre dhe te shurdher qe ky ka mbas vetes , eshte e vertete dhe mundohen te te mbushin mendjen se gomari fluturon megjith mend . Ketyre nuk ju kerrcet per asnjegje , mjafton qe ne fund te muajit te marrin 320 mije lekshn .

  11. Kerkojeni ne jeten e palloshit solidaritetin ,a do egjeni diku, sepse per lojra fjalesh, akrobacira, mashtrime, hipokrizi eshte kampioni i politikes se dertanishme, e ata qe i nenshtriohen, apo i besojne ketyre llafeve e premtimeve te fallxhorit rilindas, per popullin do jete katastrofe e pergjitheshme. Ti besosh ketij te pa besuari, eshte qe te jeshe ne enderra qe nuk shihen e as te shkon fantazia. Ky si dredhak, e tradhetar i fjaleve qe leshon po vete, dhe i mohon te nesermen, po tregon stabilitetin e tije mendor shterruesqe sforcimin, po ia leshon popullit mbi kurriz, por qe po pergatit nje te aredhme te hidhur per te aredhmen. Mjere kush i shkon, e perkrah kete ndjellezi, por inshalla shkojne si tufe horrash rilindase ne kalbesiren qe dolen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *