• |
ide | kryesore

Basha për testimet: Shifrat e Ramës janë lëmsh, ndryshe nga ekspertët

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha vë serish theksin tek testimi i popullsisë për Covid-19, menaxhimin e së cilës ai e cilësoi të ulët nga qeveria. Në një intervistë për Euronews Albania, Basha theksoi se po testohen njerëz të administratës dhe deputetë.

“Na thanë se do të vijnë 10 mijë teste. Nuk e dimë nëse kanë ardhur sepse nuk ka transparence. Shifrat janë kontradiktore. Të tjera shifra jep Kryeministri, të tjera shifra jep Ministria e Shëndetësisë dhe kjo duhet të marrë fund.

Nuk dua të futemi në debat janë apo nuk janë shifrat këto që jepen, e rëndësishme është të ketë një transparencë dhe të ketë një testim, i cili të jetë i besueshëm. Nëse testoni 15 vetë dhe 12 vetë dalin të infektuar, këtu ka një problem.

Në qoftë se numri i testimeve për të paktën 3 javët e para nuk ka kaluar 50, këtu ka një problem. Prandaj, e kemi kërkuar rritjen e numrit të testimeve, prandaj e kam parashtruar edhe institucionalisht. Sot janë mbushur 2 javë që kur e kam kërkuar. Na është thënë 10 mijë teste.

Nuk e di çfarë bëhet, kanë ardhur këto 10 mijë teste apo jo?! Bashkë me testet rritet mundësia për të testuar, sepse nga njëra anë kryeministri thotë se po të duam mund të bëjmë edhe 2 mijë teste, nga ana tjetër del Instituti i Shëndetit Publik dhe thotë se kapaciteti ynë për teste është 500.

Në qoftë se kryeministri thotë se “po të duam, bëjmë edhe 2 mijë teste” dhe pastaj dalin ekspertët dhe thonë në mund të bëjmë vetëm 500 teste në ditë, qartësisht ka një problem. Ose kryeministri nuk e di se për çfarë po flet, ose po flet para se të flasin ekspertët. E rëndësishme është që Shqipëria të ketë mjaftueshëm kapacitete për testim” –tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ky po e diskriminon Presidentin e SHBA Donald Trump duke vene ne dukje gjoja si rastesisht

    fotografine me Kancelaren Merkel nderkohe qe nuk ekspozon fotografine me Donald Trump.

    Kjo eshte nje goditje e madhe per reputacionin e z.Trump tani ne prag te fushates elektorale,

    qe thuhet nen ze se eshte pikerisht kjo fotografi e munguar ne biblioteken e z.Basha qe ne

    sondazhet e fundit z.Trump kishte perkrahje nen 50 per qind te elektoratit.

    Thuhet gjithashtu se kjo eshte shprehje e ndonje aleance fluide me partine qe mban te

    njejten emer si ajo e z.Basha tani qe kane percaktuar edhe kandidatin e vetem qe do te

    garoje perball Trump.

  2. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *