• |
ide | kryesore

Dj Sardi, së shpejti me një koncert recital

Paparazzi, Slider



Dj Sardi, në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” me gazetaren Suada Daci ka treguar për planet që koronavirus i preu në mes.

Sardi zbulon se shumë shpejt do të vijë një koncert recital në bashkëpunim me orkestrën e RTSH me këngët e babait të tij, kompozitorit Flamur Shehu.

‘E kam menduar rikthimin e këngëve të babait, por në një version tjetër, sepse në diskoteka është e vështirë të luhen dhe zakonisht nëse luhen duhet të luhet origjinalja. Por kam menduar një projekt, po themi së bashku me orkestrën e RTSH dhe operën për një koncert recital me operan më vonë besoj, pasi të bëhen përgatitjet, me të gjitha këngët që kanë fituar në festivale, që janë goxha”, sqaron Sardi.

Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Shehu ka bashkëpunuar me disa nga këngëtarët më të njohur, si: Ema Qazimi, Bashkim Alibali, Anita Bitri, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Luan Zhegu, motrat Libohova, Aurela Gaçe, Kozma Dushi, Aleksandër Gjoka etj, deri te më të rinjtë, si Ledina Çelo. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *