• |
ide | kryesore

Donacioni rekord/ Miliarderi amerikan i Twitter shkrin një të tretën e pasurisë në luftën kundër Covid-19

Arkiva, Lajme, Të fundit



Themeluesi dhe drejtuesi i Twitter, Jack Dorsey njoftoi në rrjetin social se do të dhuronte për luftën ndaj koronavirusit plot një miliard dollarë nga pasuria, për të cilat ai thotë se përbën 28% të pasurisë së tij totale.

Miliarderi amerikan Jack Dorsey sqaroi se shuma stratosferike do të dilte nga aksionet e tij në kompaninë Square, në vend të aksioneve të tij në Twitter.

Njoftimi i Dorsey vjen vetëm disa ditë pasi themeluesi dhe drejtuesi i gjigandit të e-commerce Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, dhuroi 100 milionë dollarë në bankat amerikane të ushqimit. 100 milionë dollarë ka dhuruar edhe Bill Gates, manjati i Microsoft. Njeriu më pasur në glob për gati dy dekada duket se do të vazhdojë të shpenzojë në luftën kundra koronavirusit, por kësaj rradhe duke financuar kërkime vaksinash. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Sikur rama,berisha e meta te japin nje te dhjeten e lekeve te vjedhura qytetareve vaksina di te behej brenda javes.

  2. Shembull i madh per tere boset boterore, por per boset shqiptare aka ndonje bamiresi per fukarenjte qe po ngordhin urie? Te mos na fshihen, por te dalin edhe si ekipne ndihme te popullates, e jo per pushtetin, se me to, e nga to jeni ngopur. Tregojeni edhe ju vehten ne mundesite qe keni, sepse i keni ne ndihme te fukarenjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *