• |
ide | kryesore

Ellen Degeneres kritikohet për komentin e papërshtatshëm

Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres Show është për momentin në një periudhë pauze për shkak të gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi, megjithatë Ellen është përpjekur që ta përshtasë në një format me video, intevista dhe xhirime nga shtëpia. Së fundmi, DeGeneres paraqiti disa filmime nga shtëpia duke iu referuar vetë-izolimit dhe frikës nga pandemia, por lëshoi një koment të papërshtatshëm.

“Këtu është si të jesh në burg,” tha ajo. “Kjo sepse kam veshur të njëjtat rroba për 10 dite me radhë dhe këtu të gjithë janë gay.

Komenti nuk u prit aspak mirë, sepse njerëzit vunë në dukje kushtet e rrezikshme në burgje. “Mijëra njerëz po vdesin nëpër burgje pa sapunët më të mirë [për të lartë duart] dhe pa mbrojtje bazike,” shkroi në Twitter Carolina Drya Framke. “Ti as nuk e ke idenë sa shumë njerëz janë të mbyllur në qeli, të sëmurë, të frikësuar se do të jenë ata viktimat e radhës, sepse nuk mund të gjenin 1000 dollarë që të dilnin nga burgu, humbën datën për takimin në Gjykatë, sepse janë të varur, sepse ne i mbyllëm nëpër burgje,” lexohet në një postim të Lauren Hough.

Christopher Mathias tha: “Një nga shpërthimet e koronavirusit në botë po ndodh në burgun më të madh të Nju Jorkut. Doktorët e burgut e kanë cilësuar situatën si një fatkeqësi publike shëndetësore.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *