• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronaldinho përqafon familjarët: nga burgu në arrest shtëpie

Sport



Pas një muaji në burg, Ronaldinho është lejuar më në fund të kalojë në arrest shtëpie. Braziliani që ishte ndaluar në Paraguaj, për shkak se zotëronte një pasaportë false, është pritur në hotel, përvec se nga një turmë gazetarësh, edhe nga miq e familjarë që kanë mundur më në fund ta përqafojnë.

Ronaldinho kishte tentuar edhe më parë të siguronte masën arrest shtëpie, duke vënë një shumë të madhe financiare garant. Pas tentativës së parë të shkuar bosh, kur avokatët e ish-yllit të Selecaos propozuan një pagesë prej 800 mijë euro, e konsideruar jo e mjaftueshme nga gjykatësi, Ronaldinho e rriti kuotën duke vendosur në tavolinë gati dyfishin e ofertës së parë.

Nuk dihet nëse garancia e pranuar është ajo e 1,5 milionë euro për të arritur lirinë e kushtëzuar, bashkë me të vëllain edhe ai i burgosur. Por tashmë Dinho do të transferohet në një apartament në Asuncion, ku do të mbikqyret rregullisht për të shmangur rrezikun e arratisjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *