• |
ide | kryesore

Ish-rekordmeni botëror humb jetën nga Covid 19: edhe i ati i 57 vjeçarit kishte vdekur nga virusi

Sport



Atletika italiane tronditet nga humbja e Donato Sabia, një tjetër viktimë e koronavirus. 57 vjecari ish-vrapues i distancave e sprinter italian, dy herë finalist i 800 metrave në Lojërat olimpike, prej ditësh ishte shtruar në spitalin e Potenza në terapi intensive, pasi kishte humbur të atin, gjithnjë për shkak të Covid-19. Sabia ishte president i komitetit rajonal të Basilikatës së Fidal.

Sabia kishte lindur në Potenza në 11 shtator 1963. Mbante përfaqësimin e tretë të të gjitha kohëve në Itali në 800 metra – me 1’43″88 – pas vetëm Marcello Fiasconaro e Andrea Longo. Gjithashtu Sabia kishte shënuar kohën e 11 absolute në Itali në 400 metra, me një kronometrim 45″73.

Ai ka qenë rekordmeni botëror në 500 metra (me kohën 1’00″08), duke mbetur i pathyer për rreth 29 vjet. Përvec pjesëmarrjeve në finalet olimpike të Los Angeles e Seul e fitores në Europianin indoor në Goteborg, Sabia ishte i pesti në finalen e stafetës 4×400 në Kampionatin botëror të atletikës së lehtë që u zhvillua në Helsinki në 1983.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *