• |
ide | kryesore

Kujdes!/ Koronavirusin mund ta merrni edhe në tualet

F1, Stil

Një grup i shkencëtarëve ka zbuluar se koronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet materieve fekale, të cilat lëshimit të ujit të WC-së mund të “dalin” në ambientin e jashtëm. “NYpost” shkruan se Covid-19, për të cilin tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet edhe nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara.

Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar edhe Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë. Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për të qëndruar në ajër.


Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur lëshohet uji në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja. Sipas mjekëve në fillim duhet ulur kapaku i WC-së dhe pastaj duhet lëshuar uji. Këtë këshillon profesori i Universitetit Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes. Sipas tij kjo është një zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit. ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu