• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Po të shohësh atë që ndodh në Sebi duket qartë se kryeministri Shqiptar dhe presidenti serb kanë adaptuar të njëjtën mënyrë sjelljeje në krizën e koronavirusit. Formula e tyre është e qartë, ajo e autokratëve kudo në botë. Shtetrrethim të fortë, masa represive policore dhe përmbytje e ekraneve televizivë me prezencën e tyre.

Ndërkohë që mediat gjermane njoftojnë ngritje të dukshme në sondazhe të Anxhela Merlekit, kancelarja i ka rralluar në maksimum shfaqet e saj publike dhe thirrjet ndaj qytetarëve.

Edhe presidenti Makron i ka folur vetëm tre herë francezve.

Lexo më tej:

Investigimi/ Çifutët që e stërvitën Ramën të ndeshej me “djallin”

Ndërsa Edi Rama jep se paku tre intervista gjatë ditës dhe përpiqet të jetë me çdo kusht në një nga emisionet e mbrëmjes në prime time. Kështu vepron edhe miku i tij në Beograd. Vetëm ditët e fundit agjensia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiçit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiçit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.

Radioja gjermane Deutche Welle komentoi se sipas burimeve të saj, presidenti i Serbisë e paraqet veten si një person i cili tërë gjendjen po e mban vetë mbi supe.

“Frikësimi i njerëzve, kërcënimet e përditshme me masa të reja dhe paralajmërimet e tjera nuk mungojnë çdo ditë, por ato shkaktojnë më shumë kaos, pasiguri, mungesë mbrojtjeje”, thotë Sofija Mandiq, nga Qendra për Studime Juridike, drejtuese e portalit “Peščanik”.

“Në planin poltik, Vuçiçi po përfiton dhe besoj se nga kriza do të dalë edhe më i fuqishëm nga ajo njësoj si të gjithë autokratët në kohërat e krizave”, i tha DW Mihailo Teshiq, redaktor i revistës Vice i cili shtoi se Vuçiçi po përfiton nga “kulti i personalitetit”, të cilin e ka ndërtuar në tetë vitet e kaluara: “Serbia ende ka nevojë për një baba të fuqishëm, një dorë të fuqishme që ta udhëheqë në kohë krize”.

Po si baba i kombit iu drejtua edhe Edi Rama disa ditë më parë shqiptarëve. Edhe ai po përfiton në komunikimin e kësaj krize nga mediat e mëdha televizive që i ka nënshtruar gjatë 7 viteve të pushtetit të tij si dhe nga lufta denigruese që zhvillon ndaj çdo kujt që shfaq mendime të ndryshme nga të tijat.

Ndoshta këto përkime mes sjelljes së autokratit të Beogradit dhe atij të Tiranës ngjajnë si rezultat i mardhënies së pavarur që ata kanë vendosur me popujt e tyre. Por, ato mund të jenë njëkohësisht edhe strategji të njëjta konsulentësh propagande, që siç dihet, Rama dhe Vuçiç i kanë të përbashkët. Disa herë mediat në anën tjetër të kufirit kanë folur për rolin e Asaf Eisin, njeriut që lexon sondazhet e dy liderve ballkanikë.

Eshtë pikërisht ky spin doctor çifut, mjaft i lidhur me kompanitë serbe në rajon, i cili i rekomandon atyre mënyrën se si duhet të sillen dhe qëndrimet që duhet të mbajnë. Ndoshta parandaj qëndrimet e Ramës dhe të Vuçiçit ngjajnë kaq shumë edhe gjatë periudhës së pandemisë. 

©Lapsi.al



7 Comments

  1. KARLO BOLINO O NXJER ALEXANDER VUCIC LIDERIN E 2 EUROPIAN MBAS EDI RAMES thotë:

    MUTI MUTIT I NGJAN ,KUR TE DAL CARLO BOLJA BOLINO DHE TE BEJ NJE SONDAZH ME MERO GELBAZEN DHE SOKOL BALLEN DUKE I PYETUR ,HAHA HAHA

  2. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

  3. Jane vellezer siameze, me origjine te genit te perbashket,,,,,,,,kopilat e kuq trashegimtare,,,,,,keshtu qe no koment. Shihi fytyren, e thuaj shpirtin, se me llafe e lloqe tymi me hipokrizi, as qe e veme ne verre kete e keta bije kurvi, qe na erdhen me revolucionin e mashtrimit ne pushtet.

  4. Ja xixa e stalini si dobica te kopilit salih ja njohin mire gjuhen e vucicit,por beni mire ta nderprisni supen me lakuriqe kthejuni byrekut me llalle

  5. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *