• |
ide | kryesore

Lëkundet toka, tërmet në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tërmet është shënuar sot  në Korçë. Tërmeti me magnitudë 3.7 të shkallës rihter kishte epiqendrën 5 km në Juglindje të Maliqit.

Sipas të dhënave nga IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 5 kilometra në largësi të qytetit të Korçës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përrreth.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korçës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.

Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korçës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *