• |
ide | kryesore

Mjekja shqiptare në SHBA: Gabimi i parë që bëri Task Forca në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Mjekja epidemiologe shqiptare, Rubina Muzina foli për abcneës nga SHBA për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ajo nuk i kurseu kritikat për Task Forcën që po menaxhon situatën në Shqipëri. Gabimi i parë i Task-Forcës sipas saj është se bënte matjen e temperaturës në pikat kufitare.

“Unë tmerrohesha kur shikoja turma të tëra që vinin në Shqipëri. Në përgjithësi, Shqipëria testimin e bënte nëpërmjet temperaturës. Nuk është shfajësim që nuk e dinin që temperatura vjen shumë vonë. Është një sëmundje virusale dhe e dimë që ka një periudhë inkubacioni. Ti mat temperaturën, por ajo vjen shumë vonë”, – u shpreh mjekja që u ndal edhe te debati për më shumë testime.

“Janë ato të dhëna që ju shikoni. Ku është kurba shqiptare? Më pëlqeu shumë një djalë i ri nga Zvicra dhe e mbështes mendimin tij. Ku është kurba shqiptare. Janë ato të dhëna që ne shikojmë? Nëse ti nuk teston, ne nuk mund të dimë si është strategjia pa një testim më të gjerë. Nuk po themi testim të gjithë popullsisë.

Me çfarë protokolli të OBSH po veprojnë aty? Nëse shkon vetëm te ata që janë simptomatikë, nëse nuk zgjeron rrethin e kontaktit ti nuk do e gjesh atë. Nëse nuk bën testime, nuk gjen raste dhe nëse nuk gjen raste të dhënat e kurbës nuk i ke drejta” – tha mjekja. ©LAPSI.al



23 Comments

  1. Kjo eshte nje nderhyrje djallezore ne punet e brendshme mjeksore. Ne kemi strategjine

    tone qe edhe pse e ndryshme me te OBSH-se po kalojme nga fitorja ne fitore.

    A sjemi ne me lart ne numrin me te vogel te te infektuarve ose te mortaliteteve (qe

    per tu kuptuar me theshte tani u thuhen vdekje).

    A skemi ne numrit me te larte te shtreterve dhe te aspiratoreve ne raport me te semuret.

    Ne po vuajme per te semure se i kemi shtreterit bosh, dhe per oksigjendashes sepse i

    kemi aspiratoret pa pune.

    Pervoja jone e strategjise pa testime duhet te adoptohet nga vendet e tjera sesi nje

    popull i vogel por me stratege te medhenj si z. KM dhe z.Pipero po arrijne te mposhtin

    kete Cenghiz Khan te padukshem.

    1. Jo ,deri me sot dy shtete ja kane dale te mos kene as edhe nje te prekur. Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Tek ky i dyti ndalohet me ligj termi korona virus. Ja pra sa e thjeshte eshte. Mos bej testime dhe.nuk ke te prekur. Bej testime aq sa ti duhen shefit qe ngrihet ne mengjes dhe vizaton grafike. Apo se kemi edhe piktor shefin ,i qan grafiket. Ca OBSH-je ca shkenctare. Ne kemi Baba Edin qe e percakton qe ne mengjes numrin e atyre qe do shpallen te semure. Dhe nese kriza zgjat fajin se ka lideri yne i madh por tradhetaret qe shkojne e blejne perime e ja plasen shpirtin shen Surrelit.

  2. Moj zonje .. por ne ate kohe gati te gjitha shtetet qe nga Kina dhe mbare europa te vetmin indikator per rast te mundshem ishte temperatura. Pra nese ndonjeri kishte temperature ishte rast me risk dhe i beheshin analizat.
    Sipas teje gati 54 shtete qe pratkikuan kete metode , ja paskan futur kot ? Biles dhe Koreja e jugut per ata qe hynin ne Kore , testi i pare ishte nese kishte temperature apo jo. Me vone filluan te testojne ne mase.
    Tani te gjithe behen specialiste.
    Kjo kritikon , por nuk jep nje zgjidhje se si mund te behej ‘ kontrolli’ i pare kur njrezit vinin ne aeroporte, dhe pika kufitare.

    1. O trimi mavri ?
      Po nuk ka pasur nevojë fare që të kontrolloheshi mijra shqiptarë që vinin nga Italia çdo ditë as me vënien e dorës në ballë e as me testime.
      Qëkur ishte Basha si ministër i mbrendshëm, u reformua krejtësisht sistemi i doganave kufitare dhe u vendos sistemi Tims që regjistronte në kompjuter të gjitha të dhënat për pasagjerëtë
      Dihet se ky ishte një kusht i BE për të pranuar lëvizjen e lirë Shengen për shqiptarët, që e realizoi qeveria e mëparëshme.
      Mjaftonte që ministria e mbrendëshme e Ramës të shqyrtonte në bazë të sistemit Tims, se nga cilat zona të Kinës e më pas Italisë kanë ardhë shqiptarët, për të filluar menjëherë iizolimin e testimin e tyre.

  3. Fakti qe je mjeke sdo te thot qe sje e trashe, po ca trapin i bon shtet e tjera nkufi, i pame sa bukur perfunduan.
    E verteta eshte qe asnji shtet se mori seriozisht, vetem kur plasi ne Itali nje pjese u friksuan dhe fillun me mbyll, dhe jo te gjithe me masa ekstreme.
    Ik merru me ameriken se po ikni per lesh, edhe na keni ca trapin gjith ju mjeket e diaspores, doni me kontribu per shqiperine hajdeni ktu edhe punoni.
    Kto udhezimet e garit qe svlejn mo, mbajeni per veten tuj se mjaf gara kemi qe degjojm ktu edhe juve ju kemi manget

  4. Mjere Amerika qe u ka dhene mundesine ca si puna e kesaj. Populli jone thote mos ngri koken kur je i zhytur ne m… Epidemiologe qe kerkon protokoll ku nuk ka ne asnje vend te botes. Ndersa saper ate te ashtu quajturin shkencetar nuk ka as moshe dhe as experience doktori. Ankohet per mungese te dhenash por s’pengohet te japi opinione. Kerkojne llogari e te japin mend pa kurfare ndihme apo vlere. Faleminderit o Zot qe si paguajne taksat tona keta “shkencetare”.

  5. Mjere Amerika qe u ka dhene mundesine ca si puna e kesaj. Populli jone thote mos ngri koken kur je i zhytur ne m… Epidemiologe qe kerkon protokoll ku nuk ka ne asnje vend te botes. Ndersa sa per ate te ashtu quajturin shkencetar nuk ka as moshe dhe as experience doktori. Ankohet per mungese te dhenash por s’pengohet te japi opinione. Kerkojne llogari e te japin mend pa kurfare ndihme apo vlere. Faleminderit o Zot qe si paguajne taksat tona keta “shkencetare”.

  6. Ga zeta Panorama ka dale sot me grafiqe.
    Po pse e keni perjashtuar Kosoven ore bytheqira te Panorames.
    As juve nuk e njihni si shtet?
    Apo pse ja fut gishtin te gjitheve pe menyren si menaxhoi situaten me kulture dhe me rezultat champions.

  7. Zonje ne Shqiperi lufta kundra koronavirusit ne radhe te pare eshte propogande ne favor te qeverise, e dyta shendetesia jone ka kohe qe eshte ne vdekje klinike, e treta ne vazhdojme ti zgjidhim problemet me urdhera partie. E katerta e metej nuk po vazhdoj me se mos merzitet dikush!

  8. Sa te peshtire qe jeni ju komentuesit e makines se propagandes. Aq idiot jeni sa i sherbeni vetskllaverimit. Jeni bere me keq se ata idiotet e kohes se Enverit qe ishin gati te shqyenin kedo qe Enveri i ndersente kunder. Qelbesira te shoqerise, njerezimit dhe demokracise si nuk ju vjen turp nga vetja per cfare perfaqesoni ne jete.

  9. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

      1. o berati te shkerdhefsha motren bytheqire, im ate ka vdekur edhe smund tja ze njeri vendin more veshe pederast qe sdini si flisni mbas tastjeres, legena , mos u ngateroni me gjera personale me ato te tjereve, moterqire se une se di cfare eshte pashaporta shqiptare mor idjot, por flasim te verteten, edhe ska politike ketu

  10. Nga te dhenat e worldometers vendi yne eshte mbrapa vendeve te rajonit per nr e testeve per 1 milion banor, ne e kemi gati 35% ne krahasim me mesataren e rajonit, duke ber me pak teste patjeter qe nr i rasteve te pergjithshme me koronavirus do jete me i vogel. Por nga ana tjeter nr. e vdekjeve dhe nr e pacienteve ne reanimacion eshte veshtire te fshehesh. Ne keto tregues ne jemi me mire se mesatarja e rajonit (Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova jane me mire se ne, te tjeret si ne ose me keq) keshtu qe nuk ka per cfare te diskutohet. Strategjia e ndjekur ka dhen rezultat dhe kjo duket po ta krahasosh me vende si Gjermania, Belgjika, Hollanda apo Danimarka, spo flasim per vendet me te goditura si Spanja, Franca dhe Italia.

  11. E matnin temperaturen qe pa ngritur trari I donganes moj zonje se ketu tek ne iken te tere mjeket dhe infermieret me te mire ne Gjermani dhe kane mbetur -ZOTEKNIKETdhe VETERINIERET-nuk kane faj.

  12. O motra albaneze prej amriket ju po ikni per lesh bubi dh beni sikur korigjoni mjeket shqiptar ,nderkoh qe ne se cajme trapin per ju amerikanet sa te kemi Albinin e jo me per koronavirusin

  13. Uaaa. Po ne gjithe boten, matja e temperatures ishte e para qe u aplikua.
    Edhe ketu ku je ti, motra. Ne se vije nga diku jashte USA ne JFK (New York Airport), e vetmja gje qe te benin autoritetet ishte matja e temperatures. Dhe kjo u be javen e dyte te Marsit.
    Pastaj, javen e metejshme doli nje formular me adresen dhe telefonin ku shkoje dhe me keshilla si te hyje ne karantine vullnetarisht ne banese.
    Po te ndjekesh me vemendje informacionet do kuptosh qe Shqiperia e verfer e administron krizen shume shume me mire se USA e bilionereve. Spitalet amerikane jane totalisht ne kaos dhe te pafuqishme per te administruar fluksin. Ketu po varrosen njerez me buldozer ne varre te perbashketa…
    Turpi i botes… E vetmja gje qe ben me shume USA jane testet, po sa per te tjerat….. turp dhe 100 here turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *