• |
ide | kryesore

Napoli pushon nga puna 30 punonjës për dy muaj: klubi i parë në Serie A që merr masën drastike

Sport



Në kohën kur mbetet ende pezull cështja delikate e shkurtimit të pagave të futbollistëve, emergjenca koronaviruspo ndihet gjithnjë e më shumë tek Napoli, ku kanë mbërritur edhe masat e para drastike për të përballuar krizën ekonomike. Presidenti Aurelio De Laurentiis, në fakt, ka vendosur të pushojë nga puna për dy muaj të 30 punonjësit e klubit, duke pezulluar edhe modalitetin ‘smart ëorking’.

Për sa i përket cështjes së pagave të lojtarëve, parashikohet një ndeshje shahu mes klubit e lojtarëve. Napoli, ndërkohë, ka ngrirë muajin e marsit, në pritje të gjejë një akord, jo të lehtë sepse në sfodn mbetet gjithnjë e hapur mosmarrëveshja, me kërkesën e rëndë për gjoba (mbi 2 milion në total) pas rebelimit të 5 nëntorit.

Presidenti e di që linja e përcaktuar nga Asamblea e Lega i imponon të gjejë një akord me Hysaj e të tjerët, duke përjashtuar për rrjedhojë vendime të njëanëshme nga ana e shoqërisë. Por tani nuk janë ende të gjithë elementët për tu futur në detaje të tratativës e për këtë arsye palët do të marrin, me shumë mundësi, akoma kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *