• |
ide | kryesore

Në pazar po duke respektuar rregullat, Basha përsërit apelin për shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, ka përsëritur sërish sot thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të respektuar udhëzimet mbi distancimin social.

Në Facebook, Basha shkruan se ndërsa doli vetë sot për disa blerje ka parë edhe respektimin e rregullave te distancimit social.

Reagimi 

Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira



11 Comments

  1. Me ne fund nje veprim i drejte nga opozita.
    Sinqerisht respekt dhe fjalet me te mira per kete qendrim.
    Vdekja ka vetem nje emer dhe asnje parti.

  2. Sa ngjajnë fjalët e ketij te PD me atë të gjatin e ri-vdekjes, sikur lexojnë nga i njëjti libër:

    “- … respektimin e rregullave te distancimit social.
    – … nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.
    – … Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim
    …. ”

    P.S. Thjesht nje vezhgim, e pare nga nje këndvështrim tjetër “Distancimi social” është ndarje midis njerzve, shumë e rëndësishme kjo për gjendjen mendore të njeriut. Duke përdorur këtë sëmundje të krijuar artificialisht si shkak, këta armiq të njerëzimit kanë gjëra të tjera në kokë, po varet sa të suksesshëm do jenë, po u lejuan dhe sa te zgjuar do tregohen vetë njerëzit në kuptimin e situatës. Duhet te dimë kë kemi përpara dhe jo të tregohemi naiv për “mirësinë” e këtyre fytyrave.

  3. ky eshte me problematik se e quan veten demokrat. PS e dime te gjithe se cfare te presim: eshte partia komuniste e 41

  4. Kur na flasin per njerezi, e shendet, ka komentues qe do i perziejne me politike, e kur flasin per politike, keta ( komentues te vecante) do iquajne idioter, mediokerr, te pa afte, pa parti, etj, etj, prane kete kohe epidemie, kur nje fjale e drejte dhe e kerkuar nga mjekesi, thohet nga Basha, Prape ka kritikues erudite qe duan ti japin me shume rendesi vehtes, e te mbajne te gjalle polizimin mes njerezve. Nese jeni te semure, ju qe nuk ju pelqen, ajo varet nga ju, sepse e keni virusin nga ajo kala partie qe flet e mos infektoni njerezit e shkrete me percarije alla kuqalesh.

    1. @CUBI. Shiko gjerat jane shume me te komplikuara se sa duken, duhet te lexosh shume dhe te kuptosh se kush jane dhe si funksionojne te tille njerez, si Rama, Basha, *disa* mjeke servile, e te tjere te shitur, te korruptuar deri ne palce, e anti-njerzore. Si rrjedhim ne *cdo* gje qe thone, ne duhet te pyesim ku rrahin keta, perse po e thone kete, pse thone te njejtat gjera te dy palet, mos i preu per njerzit keta, qe nuk u ngopen duke e vjedhur deri dje? Cfare te shkuare kane keta, pse korrupsioni vazhdon akoma ne kete situate virusi? A nuk duket sikur jane te dy, ane te ndryshme te te njejtes monedhe?

      Nese keto pyetje te duken te kota, nuk ke kuptuar asgje. Do thuash “Mire e ka Basha e Rama qe thone fjalen e mjekeve, qe i mbyllin njerzit brenda, qe i mbajne njerzit larg nga njeri-tjetri, ato po tregohen te arsyeshem, etj…”…. Ashtu duket, kur NUK i njeh keta!

      Meqe permende ne kete kohe epidemie, po, duhet te merren masa te arsyeshme, te perdorim masken aty kur duhet, te marrim ilacet, te mbyllim gjerat ne perputhje me demet e bera. Dhe jo te mbyllemi brenda apriori dhe duke u ruajtur nga virusi po shkallojme nga trute dhe u shkaterrua ekonomia. Apo mos kjo eshte nje nga qellimet e tyre?!

      Dhe ky fytyra e “opozites” le te merret me problemet e shumta te politikes dhe keshillat mjeksore t’ja u lere mjekeve te ndershem.

      PS. Mund te bej nje postim te dyte me te gjate, dhe do perpiqem te sqaroj se si funksionojne keto pune ne pergjithesi.

  5. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

  6. o CUBI, meso gjuhen shqipe perpara se te maresh guximin te komentosh se nuk te meret vesh asgje se cfare ke kerkuar te thuash.

  7. Vetem ai qorri, e shurdhi se kuptokerka thenien e atyre qe ja oktapode , ndofta si puna jote, qe po na drejtohesh nga ndonje institut partie rilindase, sepse vetem ju ini e s;ka te tjere . Por sa te ini ju kulishe, keshtu do vene punet e ketij populli qe degjon denglat e mashtrimet e atij psikoje. Mbajeni se e keni mire, por nofken do merrni nga historia e tije dhe e tuaja, qe hidhni pluhur virusi edhe ne kohe pandemie. Mbaje stolin, apo karriken qe te kane dhene per merita part qelbesirash, e mos na bej stilin e profesorit.

  8. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *