• |
ide | kryesore

“Në qelinë e babait tim e pamundur të ruash distancë”: Ish-kampioni i botës bën denoncimin

Sport



Vincenzo Iaquinta shfryn në rrjetet sociale për gjendjen e të atit në këtë emergjencë shëndetësore: “Duke nisur nga pretendimi se im atë është i pafajshëm, ky është një vizatim i një qelie në burgun e Voghera – ka shkruar në Instagram ish-kampioni i botës duke publikuar planimetrinë e realizuar me dorë – Si mund të mbash distancën e sigurisë?”. Pastaj apeli për institucionet, me një tag për presidentin e Këshillit, Giuseppe Conte, e ministrin e Drejtësisë, Alfonso Bonafede.

Në vizatim janë evidentuar distancat mes shtretërve e mes vendeve në tavolinë, të gjitha inferiore ndaj metrit të kërkuar nga autoritetet për të penguar shpërndarjen e virusit. I ati i Iaquinta, Giuseppe, ndodhet në burg pas një dënimi në shkallën e parë për 19 vjet për lidhje me krimin mafioz, i përfshirë në procesin “Aemilia”, që hetonte cështjen e ‘Ndrangheta në Emilia Romania. Hetim që në një moment të parë kishte përfshirë edhe ish-sulmuesin, i cili pastaj rezultoi i jashtë në fakte.

Vincenzo ka pretenduar gjithnjë pafajësinë e plotë të të atit e disa ditë më parë kishte shfaqur edhe shqetësimin për gjendjen e tij, duke evidentuar se ndërsa të tjerët ankoheshin se ishin të detyruar të qendronin në shtëpi me gjithë komoditetet, ai ishte i detyruar të rrinte në një qeli prej pak metrash. E kishte bërë duke postuar një foto të të atit që mbante në duart Kupën e Botës të fituar nga ish-lojtari i Udinese e Juventus në Berlin në 2006.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *