• |
ide | kryesore

Nga Argjentina pohojnë se Inter e ka seriozisht për Messi: “Ka një tratativë gati”

F1, Sport



Pas “bombës” së merkatos që u lëshua nga Moratti, ndjekur më pas menjëherë nga një driblim i ish-pronarit zikaltër, nga Argjentina vjen një tjetër laj i rëndësishëm mbi interesimin serioz të Inter për Lionel Messi. Sipas emitentit TNT Sports, klubi zikaltër është duke punuar seriozisht për operacionin. “Nuk është vetëm një ëndërr. Leo ka edhe ofertë nga Neëell’s Old Boys për tu kthyer në vendlindje, por Inter po insiston dhe është e vërtetë ajo që ka thënë Moratti – ka shpjeguar gazetari Castilla -. Ka një tratativë gati, vendimi më pas do të merret nga Messi, por Inter është duke punuar mbi këtë cështje, e sigurtë “.

Sipas TNT Sports, Suning në dritaren tjetër të merkatos mund të provojëe të bëjë goditjen e madhe, duke marrë Messi në Milano, në tentativë për të thyer superfuqinë e Juventus. Një goditje me stil, për t’iu përgjigjur kështu Ronaldos tek Juventus, duke i dhuruar Conte një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Sigurisht, të bindësh Messi të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë. Por dicka, ndoshta, në planin Messi-Inter po lëviz seriozisht. Nëse një e dhënë, apo edhe dy janë një koincidencë e tre bëjnë një provë, atëherë tifozëve të Inter i mungon fare pak për të nisur të ëndërrojnë vërtetë “Pleshtin” me fanellën zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *