• |
ide | kryesore

‘Pasime me mur’, Djokovic pranon sfidën e Federer: “Me ato volée më ke mundur më shumë se një herë”

Sport, Video



Sfidat nga shtëpia mes sportistëve janë bërë tashmë interesante për të kaluar kohën me emocionet e garave edhe në kohët e emergjencës së koronavirus. Roger Federer sfidon e Novak Djokovic përgjigjet. Kampioni serb, numri 1 në botë në tenis, ka pranuar sfidën e pasimeve të afërta me mur, nisur nga tenisti zviceran: “Është mjaftueshëm mirë, Roger?” ka ngacmuar rivalin e përhershëm, i zbavitur Nole. “Me ato volée më ke mundur më shumë se një herë” ka qenë përgjigja e King Roger, që ka bërë tag personazhe të famshëm si Valentino Rossi, Lewis Hamilton, Rafa Nadal, Steph Curry, Lindsey Vonn, Lebron James, Zlatan Ibrahimovic, Crstiano Ronaldo e Gigi Buffon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *