• |
ide | kryesore

Policia bën namin, gjobit 250 persona për shkeljet e masava kufizuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, policia ka kapur 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të reja plot 230 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Shkelje e penalitete ka patur edhe në biznese.

Shërbimet e Policisë vijojnë prej ditësh kontrollet në të gjithë territorin në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. ©Lapsi.al



6 Comments

  1. E vetmja gjë që ka bërë më mirë Ripjella këto vite është gjoba dhe taksa sa më shumë dhe kudo që të jet e mundur….

  2. Keta shtetas shqiptare, qe i gjobisni, a i keni pyetur se perse kane dale? A i keni pyetur se mos kane ndonje hall? A i keni pyetur se perse rrezikojne, se ashtu kot, per qef e gallat, del dhe vjen verdall, vetem HAJDUTI i SURRELIT! A i keni pyetur a kane ne shtepi, ushqime, ilace, para, ata qe i gjobisni? Nese jane pencioniste, a e kane marre pensionin, po ilacet? Nese jane papune, pa te ardhura me cfare do ta paguajne gjoben? Cfare do t’u merrni, qe s’ia keni marre deri me tani, shpirtin?!

  3. Keta shtetas shqiptare qe i gjobisni, a i keni pyetur se perse kane dale? A i keni pyetur se mos kane ndonje hall? A i keni pyetur se perse rrezikojne, se ashtu kot, per qef e gallat, del dhe vjen verdall, vetem HAJDUTI i SURRELIT! A i keni pyetur a kane ne shtepi, ushqime, ilace, para, ata qe i gjobisni? Nese jane pencioniste, a e kane marre pensionin, po ilacet? Nese jane papune, pa te ardhura me cfare do ta paguajne gjoben? Cfare do t’u merrni, qe s’ia keni marre deri me tani, shpirtin?!

  4. Kryeministri duhet te dale , nga del cdo dite, e te na thote se sa para jane mbledhur me gjobat ndaj njerezve, e lokaleve, sepse kete duhet ta dije me mire ai, sepse ai e ka dhene kete urdher,,,,,,Merruni shpirtin njerezve, pa ua ditur hallin,,, Eeeepra, ky katil, vampir pin gjakun e ketij populli. Kam edhe nje porosi tjeter per vampirin se tere kete polici qe ka ne terren, a e ka kontrolluar nga virusi, sepse mos jane vete policet qe kontaminojne njerezit, e per ti larguar i gjobisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *