• |
ide | kryesore

Rama entuziast/ Bie numri i të shtruarve në spital me Covid-19

Lajme, Të fundit



Euforinë e minutave të fundit në luftën ndaj pandemisë, kryeministri Rama e ka krahasuar me dështimet e kombëtares që pëson golat në minutat shtesë. Por sërish nuk e ka përmbajtur entuziasmin, kur sheh të ulen shifrat për numrin e pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19.

Në 10 ditët e fundit, kurba është në rënie dhe të jep idenë që piku ka kaluar.


Tabelat që Rama publikon në rrjetet sociale bëjnë, ku bëhen krahasime në shifra mes numrit të të vdekurve, të të infektuarve dhe të të shëruarve nga Covid-19 mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, zakonisht japin një panoramë optimiste të pandemisë, krahasuar me shtetet e tjera.

Kështu ndodh edhe ne tabelën e fundit, për të cilën Rama thotë se është rezultat i masave të mara dhe zbatimit të tyre nga qytetarët.

“Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID. *Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte”

Në pikën e tretë, Rama nuk e përmban entuziasmin dhe kalon në termat e fjalimeve të fushatave: “Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”.

A është koha për të festuar? A ka kaluar piku i pandemisë? Këto pohime, askush nuk i thotë dot me zë të lartë, por mes dëshpërimit që shkakton jeta në karantinë, vështirësive të izolimit dhe paralizimit të ekonomisë, kjo rënie e numrit të pacientëve në spitale, mund të jetë një fije në drite në fund të tunelit.



10 Comments

  1. Pse te mos jete entuziast, e gjithe kjo ka ardhur nga puna e tij e mire ne krye te qeverise te ciles i jep urdhra cdo dite. Me te vertete eshte mbyllur ne bunker dhe nuk del jashte, ama si piktor i madh qe eshte ka ditur te organizoje cdo gje. Po te mos jepte udhezime km, mjeket nuk do dinin se cfare do te benin dhe Shqiperia do vajtonte, por shyqyr qe kemi Ramen dhe cdo fje shkon si jo me mire. Po nuk besuat mund te puesni Spiropalen

    1. Ka dhënë urdhër komandanti që të mos pranojnë më pacientë në spitalet e Covidit, prandaj edhe po boshatisen.

  2. Epo nuk me besoni mua qe u kam then qe zoteria esht e keqe e domosdoshme ja dhe korona fali tij po i bije grafiku flm o zot qe na e dhurove

  3. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

    1. Po sot pas 26 viteve dhe pas vdekjes politike te Berishes e gjete kete shkrim o mavi! Pse nuk merr shkrimet e 3-4 viteve te fundit qe flasin per drogen qe kontrabandon Shqiperia ne te gjithe Europen? Ka me tepri shkrime te tilla apo jo? Edhe Ruanda e ka harruar luften ne mes dy etnive qe jam i sigurt se ju mavite nuk e dini se cilat jane. Vec kesaj del nje problem, nese kjo kontrabande armesh eshte veper penale, PS e ka patur pushtetin ne periudhen 97-05 dhe rilindoret nga 2013 e ne vazhdim, pse nuk u be ky denoncim dhe te dergohej edhe ne prokurori personi ose personat pergjegjes? Me sa duket ju mavite nuk dini ku te kapeni dhe duke kerkuar te fajesoni Berishen, nxirrni materiale qe ju nxjerrin bllof ju dhe shefin tuaj

  4. ORE KA KALUAR KY VIRUS QE NE DHJETOR. tE HAPE LISTEN E TE VDEKURVE NE URGJENCE DHE NNE INTERN NE ATE PERIUDHE RAMA MOS MERRET ME AT PALO EKSPERTE QE JANE DHJETE VETE QE MBAJNE ME BUKE NJERI TJETRIN GJOJA ME “DITURITE” E TYRE..

  5. Berisha paska shitur arme me vlere 6.5 milione dollare? Po cfare jane ato para 200 milione eurove pasuri te km ne 2013 dhe para miliardave te eurove te fituara nga kontrabanda e droges gjate kesaj periudhe qe jane ne pushtet

  6. Rama ishte në rregull, kur thoshte se nuk ka hyrë coronavirusi në Shqipëri, pasi shenjat, nuk tregonin se kishim një rast specifik, por veç grip të zakonshëm.
    Ishte insistimi i PD, që e detyroi, Ramën të ndërmerte masa, por veç masa policore, se për masa financiare askush nuk shpresonte, sepse ne e dijmë tashmë se Rama është i mirë vetëm kur nuk na vjedh apo rrit, apo shpik ndonjë taksë, se që të na japë ndonjë ndihmë, askush nuk pret, biles as e mendon, dhe çuditem me PD që gjasme i mëson Ramës se çfarë të bëjë, kur edhe më rilindasi e ka humbur shpresën që ai të bëjë ndonjë punë të hajrit për njerëzit.
    Tani, meqë paniku kaloi dhe u pa që coronavirusi ishte vetëm në mendjet e sëmura nën ndikimin e panikut botëror, ndërsa në Shqipëri veç një grip i zakonshëm, Rama me një gur vret disa zogj:
    1-na e bëri 8me 2, për inat të protestës së Metës me 2 mars.
    2-do ta shesë “mospërhapjen” e coronavirusit si sukses veç personal.
    3- do të vjedhë edhe ca para nga fondet e akorduara për coronën.
    PD të vazhdojë të bëjë politikë me coronën se as atyre nuk u plasi, shumë, në fund të fundit edhe opozita ana tjetër e medaljes është.

  7. A ka ndonjë ditë konkrete se kur do t’a hapni ekonominë? … Tamam tamam juve doni një grup ekspertësh të aftë dhe të ndershëm që ti futet me themel dhe te investigoje çdo gjë që ka lidhje me kete sëmundje, pastaj do shohim se sa të sinqertë jeni. Por e kuptoj qe janë korruptuar të gjithë ose do ja qepni gojën atyre pak guximtareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *