• |
ide | kryesore

Rama tregon kur do hapen shkollat, lokalet dhe kufijtë

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja për hapjen e lëvizjes gjatë një bashkëbisedimi online të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës. Rama tha se shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, “kur të festohet fitorja e luftës me COVID-19”. Kreu i qeverisë tha se do ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që do përfitojnë “pagë lufte” nga qeveria.

Sipas tij të gjithë bizneset e vogla, të cilat mund të jenë të hapura, por nuk kanë punë do përfitojnë nga ndihma ekonomike. Disa nga bizneset që përfitojnë janë: rrobaqepësitë, lavanteritë, taksitë, shoferët, gomistët, serviset e makinave, por dhe hidraulikët dhe elektricistët. Rama tha se shumë shpejt do ketë detajim të masave të reja përfituese.


Sipas Ramës, të gjitha bizneset që do fillojnë të hapen në ditët në vijim duhet të marrin masat mbrojtëse kundër COVID-19. Nuk harroi gjithashtu të thelsojë se do të ketë dhe masa shtrënguese, me ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor, pasi shkelësit e rregullave do kenë dënime të ashpra, sekuestrim të makinës dhe lejes së qarkullimit. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  2. Dmth do hapen ne 2021 . Festa behet kur te dale vaksina. Nuk eshte ndeshje futbolli qe e shumta mbaron me shtese 90 +30 minuta.

  3. Tu befte dita njemije o KM yne. Ty qe dite e nate rri zgjuar duke duke na mbrojtur si nje

    engjell nga shtrigani koronavirus, ty qe me rrebtesine tende prej babai te kombit na ndalove

    qe ne te biem ne mekat e te dalim e te marrim pak ajr e drite dhe bashke me te dhe armikun

    e tmerrshem aziatik me emrin Covid.

    Ky popull i lashte pellazg ka nxjerre shume kapedane trima dhe i ka dhene botes shume

    gjenerale e perandore te lavdishem por ti je mbi gjithe kapedanet, mbi gjithe gjeneralet e

    perandoret kane shkelur mbi koren e tokes apo kane lunderuar mbi kurrizin e detit sepse

    ti po lufton me nje ushtri te padukshme ,me nje ushtri me ushtare gjysme te

    gjalle e gjysme te vdekur, nje ushtri te degjeneruar qe per tu shumuar kurverojne me

    qelzat e mushkerive tona.

  4. LLogaritjet ky diktator_perandor i ben me ato llogari qe din ky, dhese fundi i karantines se luftes kondra virusit do jete edhe fundi i tije.

  5. pse thoni qe edi rama tregon datat se kur do hapen shkollat kur ne fakt ai thjesht thot gjera qe ne tashme dim. Stregohet ndonj dat kshu qe artikulloni mir titujt dhe boll vut tituj te pasakt per te marr klikime si njerez te deshperuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu