• |
ide | kryesore

Rëndohet gjendja shëndetësore e Adriatik Alimadhit, deputeti ballist tani me oksigjen

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, pasi ka vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht deputeti po trajtohet me oksigjen me maskë.

Deputeti Alimadhi u konfirmua më 24 mars me COVID-19, por vetëm më datë 27 e bëri publike këtë gjë. Ai bashkë me gruan janë të infektuar nga koronavirusi. Fillimisht deputeti u ankua për për mungesën e interesimit nga ana e mjekëve por edhe e kryeministrit.


Para disa ditësh, gjendja e deputetit u përkeqësua dhe ai u dërgua për në spitalin Infektiv, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve specialistë.

7 Comments

  1. Ky eshte nje BOLE shtese i Edi Rames, u fut ne parlament si nje ZAGAR i PAGUAR nga EDI RAMA DHE ORGANIZATA,nuk deshiroj ti ndodh noj gje e keqe por ne shpresoj te mos shkoj ne Parliament me kurr,TE GJITHE KETA JANE PAGUAR NGA EDI RAMA DHE MERO GELBAZA KELLIRA E ASTRIT PATOZI

  2. Oksigjen? Po pak gaz nga ai i Lleshit nuk i dhane. Nga ai qe ja dhuronin pa hesap demostruesve kur ky trimi hynte ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu